Shqipëria do të përfaqësohet në Bienalen e Artit 2019 në Venecia me projektin e artistit Driant Zeneli.
“Maybethe cosmos is not so extraordinary” – “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”. Ky është projekti artistit, i cili drejtoi me shumë sukses vitin e kaluar në Tiranë Bienalen e Mesdheut të Krijuesve të Rinj.
“Pas pesë edicioneve shumë të suksesshme, në vijim të pavijoneve të realizuara nga artistë si Edi Hila e Adrian Paci, Armando Lulaj, Leonard Qylafi, por edhe nga arkitekte si Simon Battisti, apo skuadra energjike e arkitekteve te paviojnit #TiranaZeroSpace qe vijon te jete i hapur, Shqipëria është e angazhuar të ndajë me publikun e kritikën ndërkombëtare pjesën e vet më të mirë: Artin dhe Kulturën”, thotë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, teksa i uron suksese artistit Driant Zeneli.
Titulli i projektit të tij merr shkas nga romani fantastiko-shkencor i autorit shqiptar Arion Hysenbegas, “Drejt Epsilonit të Eridanit”, i botuar në vitin 1983 (ribotuar i plotë në vitin 2018).
Qysh tallet kjo me shqiptaret…
Art nuk ka ne nje vend ku nuk ke akses ne librin,nuk ke akses ne film,nuk ke akses ne teater.
Ke kitsch te prodhuar nga nje ignorante qe i duket vetje elite…