Shpërthimi në banesë, reagon Xhisiela: Nuk ndihem e kërcënuar nga Rexhepi, apo njerëzit e tij, por nga opozita që kërkon të perfitojë nga kjo ngjarje

8 Tetor 2018, 11:55Kronika TEMA

Xhisiela Maloku ka reaguar pas shpërthimit me tritol që ndodhi në banesën e gjyshit të saj rreth orëve të vona të natës.

Në një prononcim për median Xhisiela thotë se tritolin ia ka vendosur opozita, por pa dhënë detaje apo ngritur gishtin e akuzës në persona konkretë.

“Nuk ndihem e kërcënuar nga ish i dashuri, apo njerezit e tij, por nga opozita qe kerkon te perfitojë politikisht nga kjo ngjarje.

Unë ndodhesha në banesë në momentin e shpërthimit, dhe ta pranoj që u trembëm shumë, pasi shpërthimi ishte i fuqishëm”- thotë ajo.

Më tej ajo shprehet se nuk ka nevojë dhe as kërkon azil.

“Deri dje nuk isha e rrezikuar tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen. 

Por s’do largohem nga Shqipëria”- thotë ajo.

Xhisiela pranon se edhe pse kallëzimi i saj coi në burg Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, nuk ka asnjë problem me atë familje, përkundrazi.

“Unë kam komunikim te mire me familjaret e Rexhepit, ata po më qëndrojne pranë në këto ditë të vështira.

Edhe telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë i një kushëriri të Rexhepit, Ramazan Rraja, ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar.

 Më pas unë kam njoftuar policinë”.– ka thënë ajo.

Njoftimi i policisë për ngjarjen 

Sipas raportimit të policisë, rreth orës 23:30 një sasi lënde plasëse është hedhur nga rruga drejt cepit të oborrit që lidh dy banesat e shtetasve Besim Muça dhe Ramazan Muça, ky i fundit gjyshi nga e ëma i Xhisiela Malokut, por fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, sikurse as dëme materiale.

Ndërkohë policia që shoqëruar 9 persona për t’i marrë në pyetje.

Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Janë shoqëruar në Polici 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve”- thuhet në njoftimin e policisë. (TemA)

16 komente në “Shpërthimi në banesë, reagon Xhisiela: Nuk ndihem e kërcënuar nga Rexhepi, apo njerëzit e tij, por nga opozita që kërkon të perfitojë nga kjo ngjarje”

  1. gjuha qe po shqyhet says:

    gazetari A: pashe agimin dhe agronin
    gazetari B: jo ndryshoje thuaj: pashe agronin dhe agimin sepse fjalia tjeter do te filloje me “ky i fundit”
    me budallenj nuk kam pare ….
    po thoni mor maskarenj: “Ky i pari” gjithmone nese “ky i fundit” eshte ok ……………….
    ai tha se: “se” per gazetarin nenkupton thonjeza gojore …………
    mesoni muter ligjeraten e drejte dhe te zhdrejte
    postoje apo te djeg e verteta
    sipas gazetarit: kam degjuar mbi ty ose rreth teje dhe jo kam degjuar per ty

  2. mamaja says:

    bravo bravo ,…………

  3. Toni says:

    Pirdh pirdh se lirohesh.

  4. Muji says:

    Rrezik kete te shkreten do ta vrasin neser dhe do thone e beri opozita. Kesaj i iku jeta per lesh si shume shqiptar ne kete vend.

  5. rumpallhana e ripjelljes says:

    Doli dhe kjo barbonja inteligjente e madhe dhe e gjeti kush e ka vene tritolin. Ky shtet qesharak duhet te veproje mbas deklarimeve te kesaj barbones.

  6. Tritoli.-Berishes says:

    Tritoli???Eshte thjeshte nje “Metode” Berishjane e dale Mode…
    Njerez te Ndyre dhe te Felliqur..na Mbuten spiunet e serbit; QE PO MERREN ME “Breket” e nje “Plakush”..per te Fituar…
    Nuk ka PUSHTETE PER PD-ne Serbe..lol

  7. mikojani says:

    Ti je vajze dhe ben mire te ulesh koken,mos u merr me prononcime politike,pergjigju vetem prokurorise.Po vazhdove me komente,ta dish ,,se nuk te beson njeri,do thone qenka “pjerdhur” mendja.Me fal per fjalorin,por bej kujdes zonjushe,mos fol para prokurorit.Suksese

  8. Komentuesi says:

    Nuk do mend shume ta kuptosh.Veprimi kriminal eshte i opozites se nuk i shkoi pas avazit te opozites Xhisilia.Basha dhe Berisha jane bere si ujqer,qe kushdo qe i del perpara duan ta shqyejn.Ata kerkuan se mos fitonin ndonje gje nga kjo sajes e turpsheme,por dolen bllof si per here.Me kete rast te kesaj vajze te pafasheme,ata fituan vetem nje gje,urrejtjen e popullit mbare shqiperise.Rezultate e keture veprimeve makabre,te padrejta,te babaleve,do ta shikojne te kutia e votimit qe nuk do marin asnje bashki.Ata mund ta vrasin kete vajze,dhe do thon e vrau ps.te,apo Edi Rama.Jane te zot per ta lene dobiçin ne preher.

  9. Emiljano says:

    Rexhepi,Ramazani,Rrahmani thjesht telenovele turke

  10. shkembi says:

    Vetem opozita mund ta shpetoje kete endacake kete mjerane qe ngateroj te gjithe faqezinjet dhe zhapinjet dhe hardhuckat qe nuk lane gur pa levizur:
    Plaku i malesise,palloshi,Edi paloka,
    Grida Kurva,Xhozipina-hardhucka qe i erdhi keq dhe nuk e mbante dot veten e
    shkreta hardhucke.Keta zagar,keta faqe-
    Zinje,keta fundrina qe po lene namin,
    ne shqiperi.

  11. mirel says:

    Kjo e ka keq punen me PDne ne fakt.
    Duket qe ata po mundohen ta trembin qe ti qendroje denoncimit.
    Por dhe Rexhepi o cuce nuk se do te marre per grua.
    Kur te dali do te te fuse dhe nje te rrahur tjeter.
    Me mire ik e mbylle kete histori pa e kthyer koken nga Rrahja

  12. Dardan says:

    Une e keshilloj Xhisielen te kerkoje azil politik.

  13. Tyty says:

    Telenovele katunaresh…shpifurina…batak krimi dhe mashtrimi…ishallah martohet kjo fycke me Rexhep trimin,se fyckat me tipa te tille “kryqezohen”…e meritojne njeri-tjetrin!

  14. Labi says:

    Lol, kjo eshte e madhe!
    Xhisiela,kur e ke serine e dyte?
    Do vesh kandidature ne zgjedhjet e ardhme?
    C’fare mendon per maredheniet Greko Shqiptare?
    A duhet ta firmose Trump paktin e Frances mbi ngrohjen globale?

  15. Dora says:

    Fiks telenovela Turke ose bidai ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje