Basha nxjerr të dhëna të reja: Saimir Tahiri u largua në Gjermani me të dashurin e Elvana Gjatës, ju tregoj pse reagova pesë ditë me vonesë

9 Tetor 2018, 12:29Politika TEMA

Lulzim Basha në një bisedim me gazetarët thotë se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka lidhje të hershme me shtetasin Ervin Meta, i njohur si i dashuri i Elvana Gjatës që u bë protagonist i një ngjarje të rëndë të ndodhur të enjten e kaluar.

Ai thotë se ka disa të dhëna të reja të cilat sipas tij janë të vërteta.

Ngjarja e fundit në Tiranë, që na u shit për katër ditë si përplasje për një këngëtare, është një përplasje për pazare droge. Janë të përfshirë trafikantë të njohur dhe dokumentuar me lidhje me pushtetin. E mbani mend kur Sajmir Tahiri u nis për në Gjermani, pasi ktheu pasaportën?

E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë Matën e përfshirë në lokal, në goditjen me armë midis bandave rivale.

Ku ka ndodhur kjo? Ka ndodhur në një lokal, të preferuar të Arben Ahmetajt dhe ministrave e deputetëve të tjerë. 

...Nuk kemi të bëjmë me përplasje banale por klane të fuqishme të trafikut të drogës. Kemi shumë më shumë indicie sesa kaq por para se të bëjmë publike.  Bëhet fjalë për pazare kokaine”tha Basha. 

Kryedemokrati tregoj se ka informacione se përplasja e para pak ditëve në ish-Bllok ka qenë mes dy bandave kriminale për pazare droge dhe jo për këngëtaren.

I pyetur se pse reagoi me pesë ditë vonesë në një kohë që opozita reagon për çdo ngjarje, Basha ju shmang pyetjes duke folur lidhur me krimin. (TemA)

20 komente në “Basha nxjerr të dhëna të reja: Saimir Tahiri u largua në Gjermani me të dashurin e Elvana Gjatës, ju tregoj pse reagova pesë ditë me vonesë”

  1. ONI DINAMO says:

    HAHAHAHA si ben diversion funderrina per te hequr vemendjen nga Babahalja,yttttt zagaaar.

    1. Sajmir Tahiri sipas Berishes drejton gjithe trafikun.Ai u rrah para disa ditesh,pastaj pas vrasjes ne bllok iku ne Gjermani me njerin nga ata. Shume program te ngjeshur i kane bere Sajmirit regjizoret e Shqupit hollivudjan.Gjeni nje aktor tjeter se e bete Sajmirin si Tom Cruise tek filmi Mision Impossibile.

    2. Tironsi says:

      Regjizori i filmit Babale, filmoj me shpejtesi puntaten nr. 3 per te terhequr vemendjen nga puntata Babale nr. 1.
      Kete Lulen edhe Nastradini do ta kishte zili … e morret vesh tani arsyen per te cilen e ka zgjedhur Saliu si trashegimtarin e tij?
      Sepse ne rrena dhe sajime ja kalon edhe Saliut.

  2. Berti says:

    Çfare pret prokuroria dhe nuk e therret kete mashtrues ? Çfare kusuri kane shqiptaret te degjojne çdo dite shpifjet e ketij hajduti e vrasesi, apo eshte trembur nga kercenimet bajate qe ben ky spurdhjak.

  3. Mo says:

    O zoti basha leri keto pislleqe. Me pislleqet te meret drejtesia. Ofro ide per nje ekonomi dhe mirqenje me te mire se je ne opozite.

    1. ideaedi says:

      haha, po ç’ide ekonomike te ofroje Basha?? Partia e tij eshte e dhjathte (me demek) dhe, politika ekonomike e qeverise Rama eshte akoma ehe më e djathte! ?

      Rama i ka te sigurt dhe dy mandate te tjera, eshte e palsur kjo pune. Basha ben mire te kerkoje per nje pune tjeter (nese ka vertet diplôme, se me duket se jo :D)

  4. Glaukias says:

    Z.Basha, kur mbulohesh me gjethe fiku para, të ngel zbuluar ajo prapa. Të thotë gjë kompania ‘Trans Digging Construction’ ? Pesë aksionarët e kompanisë “Trans Digging Construction” janë vëllezërit Delijorgji (Mihal dhe Kristo), vëllezërit Mata (Martin dhe ERVIN) si dhe Henris Balliu ( vajza e Fahri Balliut e motra e deputetit të PD-së Klevis Balliu) . Aktiviteti i kompanisë “Trans Digging Construction” mund të ndahet në dy faza. Faza e parë është ajo e themelimit të saj që daton më 14 shkurt 2006, ndërsa faza e dytë daton më 16 shkurt 2009, ku në bazë të një kontrate dhurimi dy vëllezërit Mata transferuan aksionet e tyre (në total 40 për qind) te zonja Flora Xhillari, ndërsa Henris Balliu në datën 08.0.2009 i kalon aksionet e saj (20%) tek Kristo Delijorgji. Martin Mata, është menaxher i “Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve” (AAEF), madje një menaxher i rëndësishëm, pasi në faqen zyrtare të Fondit, Martin Mata përshkruhet si “Zyrtar i lartë i ekipit të Menaxhmentit”. Sikundër dihet, “Fondit Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve”, së bashku me kompaninë franceze “Sagem”, janë bashkëpronarë të konsorciumit “Aleat”, i cili është dhe koncesionari për prodhimin e kartave të identitetit në Shqipëri. Kush e lidhi kontratën me konsorciumin “Aleat” z. Basha ???

  5. Ledio says:

    Ky mashtrues ordiner , por edhe te tjere si puna e ketije do vazhdojne te japin shfaqje te peshtira para popullit te lodhur shqiptar derisa ne kete vend te ndertohet (ka shume pak shance) nje sistem i pavarur gjyqesor. Deri ne ate kohe ju keshilloje qe per te miren e shendetit tuaj mendor te mos te shikoni e as te mos te degjoni lajme edhe menyra me efikase per te shprehur pakenaqesine ndaj njerezeve/partive/sistemeve te tilla eshte qe te mos votoni ne asnje menyre. Vetem nepermjet nje bojkoti masiv te ketyre partive/poltikaneve do te mundet te fillohet te behet dicka( shume pak shance por e vetmja menyre)

  6. litari says:

    eh ky derdimeni rri rri dhe nxjerr donje hamali.

  7. Fahriu says:

    Po ky miku qe paska i kur Tahiri,mos ishte miku i xenit dhe Armines,po ai tjetri qe u plagos,cfare lidhjesh ka me ju,pyte shefin nje here.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Futja ca genjeshtra te mbulosh genjeshtrat e vjetra… Sali Kolera ne bythe…

  9. Përsa kohë është jasht saliu këto punë të liga kemi. says:

    Saimir Tahiri është nën hetim, Prokuroria po bën punën e saj me në krye tropojanin hajdarmata. Po ti lulushi përse përdridhesh. Jep versionin tënd për përgjimin alla salianji (babalja) dhe pastaj vazhdo me krimin. Ndërkohë mos harro të vesh ndonjë bombë tjetër tek familjarët e Xhisielës që kështu ti tregoni botës se Shqipëria është nën thundrën e terrorit qeveritar.

  10. lola says:

    TI RRUSH BY..N SAJES O LUL, JE BO PER PLENA O LEGEN, STE BESON AS VETJA JOTE.

  11. Alberti says:

    kam qene kaq shume kunder sales por rama me zhgenjeu

  12. Alberti says:

    kam qene kaq shume kunder sales por rama me zhgenjeu ……………

  13. MH says:

    Po mire more mashtrus i flliqur.Gjithe keto argumente.Si nuk ta thot bitha,se,mendja te asht krimbur,te denoncosh ne prokurori ku te zgjidhen te gjitha hamendsimet dhe flen i qet.Po ngjirresh e shprethen si te shkoje diare(skurrl) popullorshe.
    Nji gja pozitive ka gjithe ingranim serioz i yte me gjithe shqupisat.Po ia bani hyzmetin qe sot per tu shpartallue perfundimisht ne diten e votimeve nga vota e sovranit.Me te than mendja qe te mos keni asnji kurfare burrit per derman burrnie ne kuvendin e ardheshem.

  14. MH says:

    Ky fakirt nuk deponon ne hetueso.Por i referohet shtypit.
    Faji i keti vendit asht qe Prokuroria nuk i terheq ne banken e hetuesise per te deponuar por i len te llapin.

  15. asd says:

    Basha ka de trejte per te gjitha por … eshte njeriu i gabuar. Lufta per drejtesi nuk eshte lufta e tij.

  16. Johani says:

    Zbulimi i radhes se kryeregjisorit te SHQUP-it,si nuk i vie turp more zot ksaj gjallese qe fatmiresisht eshte bashkkryetar i PD-s,edhe per pronarin e toyota yaris luli deklaroi se ishte mik i Balles por ja qe ne foto shifet me lulin dhe dokumentet tregojne se eshte mik i ngusht i lulit dhe ortak biznesi me te dhe lulzim basha del para mediave dhe thot se eshte mik i Balles ai e tash ky vrasesi ne Tirane qe shifet ne foto me shkelzen berishen dhe punetoren e shtepve publike kjo ska rendesi,me rendesi eshte ajo qe thot luli dhe pike!!!!!
    Po aman ore Zoti i madh a ka mbetur ndonje gjak njeri ne PD apo te gjithe jane kriminel dhe fati i PD-s paska mbetur ne dore te qiftit lul basha,salijani,alibeaj,noka,paloka,bumqi qe si derr ne mes qengjave futet ne protestat e femijeve dhe nxit ata qe te gjuajne e shajne policine,e shum disa kriminel tjere qe jane nen urdherat e sali berishes e lul bashes.

  17. Goni says:

    Peme pa kokra ky bandill.
    Nuk ngjit kurkund.
    Genjeshtar I pa skrupull.
    Mashtrus i trashe.
    Monedhe e pa vlere.
    Ptu plehen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje