Hysaj-Chelsea, zbulohet e gjithë e vërteta dhe “kurthi” nga Napoli!

11 Tetor 2018, 18:13Sport TEMA

Mario Giuffredi, agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë dhe Napolit, Elseid Hysaj, ka folur për “Radio Marte”, duke u ndalur te situata e shkodranit, që ende nuk ka rinovuar, ashtu si ishte folur, për një rritje të mëtejshme të rrogës, sipas planit të vendosur një verë më parë.

Madje, Giuffredi zbulon dhe se pa klauzolën e famshme prej 50 mln eurosh, do të ishte tashmë i Chelsea-t, që e ndoqi.

“Tani shoh kritika ndaj tij, por njerëzit kanë kujtesë të shkurtër dhe harrojnë që 1 vit më parë, Elsi ishte më i miri në Serinë A në krah të djathtë dhe mes 2 apo 3 më të mirëve të Europës.

Ndërsa mjafton pak ndeshje që këtë sezon të quhet një bidon…

Duhet të flasë gjithmonë fusha”, tha i revoltuar Giuffredi.

Ndërkohë, Elsi ndodhet në grumbullim me Shqipërinë dhe pritet të luajë në Izrael.

Por, ka edhe një prapaskenë në lidhje me transferimin e tij te Chelsea.

Nuk është shumë klauzola e 50 mln eurove për jashtë vendit se sa një tjetër pengësë: Aurelio de Laurentis ka formalizuar një akord jo të favorshëm për Maurizio Sarri-n, që duke qenë trajner i Chelsea, nuk mund të blejë lojtarë të Napolit.

1 komente në “Hysaj-Chelsea, zbulohet e gjithë e vërteta dhe “kurthi” nga Napoli!”

  1. ILIRET says:

    Nuk po ja gjeja dot krahasimin. Sa bukur ja kane gjetut italianet.
    Tama , bidon.
    Lojtari me i dobet i kombtares shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje