Usain Bolt shënoi dy golat e para të karrierës së tij profesionale në futboll në debutimin me fanellën e skuadrës së Central Coast Mariners në kampionatin australian.
Tetë herë kampioni Olimpik i garave të vrapit shënoi golin e tretë dhe të katërt për skuandrën e Mariners në fitoren e thellë 4-0 të arritur ndaj riavlëve të Macarthur South West – duke e festuar në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin e tij në futboll.
Pas përfundimit të ndeshjes përmes një postimi në rrjetet sociale Bolt shkruajti:
“Ëndrrat bëhen realitet përmes punës së madhe “, pasi karriera e tij e futbollit që po dilte përfundimisht u ngrit sërish.
Mbajtësi i rekordeve botërore në 100m dhe 200m është stërvitur më parë edhe me Borussia Dortmund, Sundoëns të Afrikës së Jugut dhe Stromsgodset të Norvegjisë.
Ai u tërhoq nga atletika në vitin 2017, ku deklaroi se do të ishte një “ëndërr” për të të luante ne futboll profesionistës.
Sezoni i ri në kampionatin australian fillon më 19 tetor dhe tek klubi i Mariners nuk e kanë konfirmuar ende nëse do t’i ofrojnë një kontratë Usain Bolt. (TemA)
Dreams become Reality through hard work. @ccmariners