Fitorja me përmbysje e Izraelit me Skocinë në Haifa ka kthyer ekuilibrin e plotë sa i përket pozicionimit të skuadrave në Grupin A të Ligës D.
Pasi është luajtur gjusma e takimeve, të trija skuadrat kanë grumbulluar nga 3 pikë, me nga një fitore dhe një humbje.
Skocia është në vend të parë me golaverazh pozitiv, 3 gola të shënuar dhe 2 të pësuar, Izraeli renditet i dyti me 2 gola të shënuar dhe po 2 të pësuar dhe në fund Shqipërisë me 1 gol të shënuar dhe 1 të pësuar.
Pra, kuqezinjtë dëmtohen nga golaverazhi negativ në klasifikimin e përgjithshëm.
Të dielën, skuadra e Panuccit duhet patjetër të marrë rezultat pozitiv në “Beer Sheva”, për të patur shanse të mira për kualifikimin. Janë disa skenarë, që e kualifikojnë Shqipërinë.
Fakti që ndeshja e fundit në grup është ajo mes Skocisë dhe Izraelit e detyron Shqipërinë që, përveçse të mos humbasë në takimin e radhës me Izraelin, të fitojë edhe me Skocinë në takimin e 17 nëntorit në “Loro Boriçi”, që të mos varet nga rezultati i përballjes së 20 nëntorit, në “Hampden Park” mes skocezëve dhe izraelianëve.
Nëse Shqipëria fiton me Izraelin, barazimi me Skocinë në Shkodër nuk mjafton për vendin e parë, nëse skocezët fitojnë ndeshjen e fundit me Izraelin.
Nëse kuqezinjtë marrin një pikë në Beer Sheva, atëherë duhet patjetër duhet të fitojnë me Skocinë, për të siguruar vendin e parë, shkruan “SS”
Ekziston dhe një skenar që Izraeli të fitojë me Shqipërinë, kuqezinjtë të mundin Skocinë dhe skocezët të fitojnë në fund me Izraelin, që do ta përcaktonte fituesin e grupit në bazë të golaverazhit të përgjithshëm.
E njëjta gjë vlen edhe nëse Shqipëria fiton me Izraelin, por humbet me Skocinë, dhe kjo e fundit ndëshkohet në shtëpinë e saj me Izraelin. Në bazë të këtij skenari, Shqipërinë do ta ndihmonte fitorja me diferencë golash, në rastin e parë me Skocinë dhe në të dytin me Izraelin.
Nëse tre takimet e fundit përfundojnë të gjitha barazim, renditja nuk do të ndryshonte, Shqipëria do të renditej e fundit në grup.
Enderroni enderroni.Me ndeshjen qe bete me skocine vete fitore s kini per te marre me.
Dhe halles i vune dy tope dhe pastaj e therriten xhaxha.
Mua shanset me duken njelloj per te tre skuadrat, te gjitha jane te nje niveli (te treja jane skuadra te dobta), mendoj se kush do te kete lojtaret me ne forme, ne momentin e ndeshjeve, do te vendose fituesin e grupit (besoj dhe fati qe duhet gjithmone ne futboll).
Ne cdo rast, Shqiperise i duhet vetem fitorja me Skocine dhe nje barazim me izraelin.
Edhe po te humbiste Izraeli me Skocine, dhe ne ti fitonim te dyja ndeshjet, Skocia na ka mundur direkt, gjithnje duke menduar se Skocia do te fitoje me Izraelin ne Skoci.