Liga Kombeve/ Izraeli përmbys Skocinë, Shqipëria përfundon e fundit në grup. Portugalia fiton në transfertë

11 Tetor 2018, 22:59Sport TEMA

Janë mbyllur takimet e Ligës së Kombeve të planifikuara për ditën e sotme, ku ndeshja më e rëndësishme ishte ajo mes Polonisë dhe Portugalisë. Të dyja kombëtaret kanë në përbërje 2 nga sulmuesit më në formë të momentin, Piatek dhe Andre Silva.

Dhe nuk ishte surprizë fakti që të dy shënuan që në pjesën e parë, por në fund triumfuese doli Portugalia, që falë një autogoli të Kamil Glik dhe një goli të Bernardo Silvës arriti të triumfojë 3-2 në transfertë.

Serbia ka mposhtur Malin e Zi 0-2 në transfertë dhe falë golave të Mitroviç, ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme. Sukses ka marrë edhe Kosova në shtëpi përballë Maltës, ku djemtë e Shaland triumfuan pa shumë probleme 3-1 kundër një kundërshtari modest.

Rumania ka fituar në minutën e fundit të kohës shtesë përballë Lituanisë. Një gol i Maksim në minutën e 90+4’ i jep tri pikë të arta rumunëve. Izraeli ka përmbysur Skocinë dhe ka marrë kreun e grupit, një fitore kjo që “zhyt” Shqipërinë në vendin e fundit të tabelës.

Azerbajxhani ka dominuar dhe ka fituar kundër modestëve të Ishujve Faraoe, duke triumfuar pastër me rezultatin 0-3.

Nderkohe, Shqipëria duhet të udhëtojë e shqetësuar drejt Izraelit këtë fundjavë pasi gjen përpara një skuadër krejt ndryshe nga ajo që u përballëm në Elbasan. Kjo vjen nga fakti se izraelitët e Hercog kanë gjetur sot fitoren e parë ndaj Skocisë, për më tepër me përmbysje, duke marrë një sukses që hap plotësisht grupin, duke ulur Shqipërinë në vendin e fundit.

Skocezët ishin favoritët për të marrë një sukses por në fillimin e ndeshjes izraelitët krijuan më shumë raste shënimi, derisa një penallti e dyshimtë i dha avantazhin miqve. Mullgrju nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi Skocinë përpara.

Por izraelitët nuk hoqën dorë nga sulmet dhe kërkuan me ngulm golin që erdhi në fillimin e pjesës së dytë me Peretz.

Më pas, kartoni i kuq i Sutar në radhët e skocezëve bëri më të thjeshtë punën e izraelitëve, të cilët gjetën rrjetën me anë të një autogoli të Tiernei, duke i dhënë mundësinë izraelitëve të përmbysnin plotësisht rezultatin.

Asgjë nuk ndryshoi deri në vërshëllimën përfundimtare dhe kjo i dha mundësinë Izraelit të merrte pikët e para në grup, duke bërë që të tre skuadrat të kishin të njëjtën kuotë pas 2 ndeshjeve të luajtura. Golavarazhi më i dobët, 1-2, bën që tashmë të jetë Shqipëria ajo që mban vendin e fundit, por mund të marrë kreun të dielën me një sukses në fushën kundërshtare.

REZULTATET 

Poloni-Portugali 2-3
18’ Piatek, 77′ Blasczikovski / 31’ Andre Silva, 44’ (ag) Glik, 53′ B. Silva

Izrael-Skoci 2-1
52′ Peretz, 75′ (ag) Tierni / 25’ (p) Mullgrju

Lituani-Rumani 1-2
90′ Zulpa / 13’ Çipçiu, Maksim 90+4′

Mali i Zi-Serbi 0-2
18’ (p), 82′ Mitroviç

Ishujt-Faroe-Azerbajxhan 0-3
28’ Almejda, 67′ Nazarov, 85′ (p) Oliveira

Kosovë-Maltë 3-1
30’, 81′ Kololli, 69′ Muriqi / 51′ Agius

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje