Humb jetën tragjikisht futbollisti i shqiptar

11 Tetor 2018, 19:51Sport TEMA

Një lajm tragjik për futbollin shqiptar ka ardhur ditën e sotme nga Suedia. Futbollisti Labinot Harbuzi, me origjinë nga Kosova, është ndarë nga jeta pas një sulmi në zemër.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa dy vitet e fundit, 32-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrave aziatike Prespa Birlik dhe Melaka United.

Më parë, ai ka luajtuar edhe për skuadra si Malmo, Gencerberligin, Manisaspor dhe Syrianska.

3 komente në “Humb jetën tragjikisht futbollisti i shqiptar”

  1. undefined says:

    Ngushellime u preht ne paqe

  2. REZI says:

    Shumë e dhimbshme, humbje e madhe për familjen. Do kenë forcë ta përballojnë këtë mort? Nuk gjinden fjalë në të tilla raste.

  3. Baton KITA - Gostivari says:

    Ishte një talent i rrallë, por me një natyrë rrëmbyese.
    Nuk dëshironte të jetë skllav i instruksioneve të trajnerëve. Kishte për qejf lirinë personale dhe nuk arriti shumë.
    Personat me individualitet të tepër spikatur, parapëlqejnë lirinë personale se sa famën.
    I ndristë shpirti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje