Kryeministri Edi Rama publikoi pak ditë më parë një nismë ligjore të qeverisë që synon mbylljen e të gjitha pikave fizike të basteve sportive nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Gjitashtu, Edi Rama u kërkoi edhe mediave, që të heqin reklamat e basteve dhe kompanive të lojërave të fatit.
Një nismë që është pritur pozitivisht në opinionin publik ku edhe mediat i kanë hequr reklamat nga portalet dhe ekranet e tyre.
Por, ka ende që nuk e kanë zbatuar këtë nismë. Rasti i parë ishte dje në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë ku Federata Shqiptare e Futbollit rekalamoi kompani bastesh në stadium.
Dhe sot ekrani i Supersportit nuk e ka zbatuar këtë urdhër të dhenë nga kreu i qeverisë ku ka transmetuar emisionin e tyre “Bar Sport Skedina”.
Një emsion ku jep parashikime ndeshjesh dhe vendosen baste direkt në ekran.
Një kundër reklamë e trupshme e bërë në ekranin e Supersportit duke mos u sensibilizuar ndaj të tilla nismave që janë në mirën e njerëzve për të qëndruar sa më larg basteve sportive, ndërkohë që drejtorat e këtij ekrani nuk ngurojnë që ta postojnë dhe në rrjetet sociale. (TemA)