“Ka fluturuar 18 herë me charter”, deputetja e PS rrëzon Salianjin: Shiko ku ishte Balla, kjo çmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë

13 Tetor 2018, 16:15Politika TEMA
“Ka fluturuar 18 herë me charter”, deputetja e PS rrëzon

Deputetja e PS-së, Evis Kushi ka reaguar pas akuzave të bëra nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili tha se Balla kishte udhetuar 18 herë me charter.

Në një shenim në facebook Kushi shkruan se në një nga datat e pretenduara nga Salianji, Balla ka qenë së bashku me të, Ramën dhe Kryemadhin në një takim në Bruksel dhe për këtë ajo nxjerr dhe disa foto nga takimet.

Reagimi i Evis Kushit 

Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim “për kallzim të rremë në bashkëpunim” me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi Kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla.

Meqenëse në nje nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 Dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, Deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel.

Gjeni bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës. Nëse duhet edhe axhenda e takimeve gjithashtu.

Prandaj, kjo cmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë. Fondi i Edukimit. (TemA)

5 komente në ““Ka fluturuar 18 herë me charter”, deputetja e PS rrëzon Salianjin: Shiko ku ishte Balla, kjo çmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë”

  1. jimmy says:

    PD eshte bere si ai keci qe theret,sa me shume i afrohet ngordhja aq me shume i perplas kembet.Dhe ne fund ja fut me kakerdhi

  2. adi says:

    bravo evis ti je nje rilindase e vertete
    tani qe na sqarove 1 nga udhetimet e taulantit me charter
    thuaji taulantit te na sqaroje edhe 17 udhetimet e tjera me charter!!!!!!!
    eshte kaq e thjeshte!!!!!!!!
    PS: Nese policia shqiptare deklaron nga sistemi TIMS se taulanti ka udhetuar 18 here me charter sikur nuk duket dhe aq llogjike qe te paditeten PD , nuk do ishte me e udhes qe taulanti te padiste policine e shtetit??????
    taulant byrazer photoshopi te nxjer nga balta ku je futur se ja ke mare doren tani!!!!

    1. 1 says:

      Po nga 2012 déri ne 2018 i bjen 6 vjet mor l……qe. Shumezoi me 3 udhetime ne vit bojne 18. Po edhe pleqte e plakat me te humbur te Shqiperise kane shku nje 20 here ne Itali e nja 20 here ne Greqi per 6 vjet. I keni pa avionet ne Rinas qe jane tumlla. Po Bassha e ky zogu ça ka bo 6 vjet. E ka majt me dore ? Nuk ka udhetu ky? Hajde pallavesh hajde.

    2. Pro reformes says:

      Me qe e ka thene Ervini ka shume mundesi qe ato17 te tjerat te jene si ky qe sqaroi Zonja. Ha ha ha.

  3. Dori says:

    Sali Berisha po vazhdon me kembengulje epileptike sulmet kunder udheheqjes se shtetit shqiptar, te zgjedhur me voten e popullit; ptra, jane ngritur kunder regjimit demokratik ne Shqiperi. Per kete arsye Partia Socialiste duhet te mobilizohet dhe te bashkohet me teper se kurre dhe te mbeshtese me te gjitha mundesite fizike, materiale dhe morale punen e shkelqyer te Prokurorise se Pergjithshme; te ngrere grupe pune prokuroresh edhe nga rrethet dhe t’i vere banditet me shpatulla per muri ne Gjykate. Presidenti i zgjedhur gabimisht nga shumica parlamentare socialiste Meta, e tregoi hapur se eshte i pandare nga krimineli, hajduti dhe tradhtri i popullit dhe atdheut, Sali Berisha; per kete arsye duhet te shikohen urgjentisht aferat e tij korruptive. Lufta politike ne Shqiperi po shkon drejt acarimit final dhe shteti duhet te veproje me “Arsyen Shteterore”. Rruge tjeter per te fituar mbi gangsteret politike nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje