Parlamenti Europian sfidon PD-në, miratohet deklarata Shqipëri-BE: Të hapen negociatat! Balla: I keqardhur për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu

15 Tetor 2018, 18:26Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS dhe njëherësh bashkëdrejtues i delegacionit Shqipëri-BE në Parlamentin Evropian, Taulant Balla, ka bërë me dije se sot është miratuar Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimi.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan se në deklaratë thuhet: Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019

Postimi i Balles:

Faleminderit Parlamentit Europian grupeve më të mëdha politike nga e djathta në të majtë, për miratimin e Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, e cila fillon me këtë fjali:

Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019. Jam krenar që Shqipëria ka këtë mbështetje kaq të madhe në PE.

Shënim: Jam i keqardhur për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu, ku duhet të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë që Duam.

7 komente në “Parlamenti Europian sfidon PD-në, miratohet deklarata Shqipëri-BE: Të hapen negociatat! Balla: I keqardhur për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu”

  1. kashi says:

    po PE e dine se cfare opozite ne kemi

    1. Kalec Dega says:

      Ahahaha..aq shume jane nxituar me kete deklarate sa edhe nuk dine ca shkruajne apo perkthejne…ate deklarate e ka kuptuar vetem koketepsia e berzhdices se Librazhdit, lol


      sot eshte miratuar ” Deklarates….”??

      Deklarata thote: mbeshtesim shqiperine…mbeshtetje qe vazhdon por eshte vetem mbeshtetje dhe asgje me shume..o banditat e shtetit shqiptar…

  2. Fuat Babani says:

    Edhe vjet keshtu Thane per Sivjiet o Morr gruqimi.

    1. Xhemal says:

      Po nga ata të pa ngrënët çfarë të presim? Apo vetëm rezile të tilla? Se për të mbështetur ne Shqiptarët skanë ndërrmënt

  3. Komentuesi says:

    E mori nje gozhde te madhe sot Pd-ke.Turp i madhe.Ate qe beri Genc Polloqi ne Bruksel,ishte nje vule e zeze ne kurrizin e Bashes,Berishes dhe gjithe pd-ke.Nga keta lloj deputetesh vuan dhe behet e keqe pd-ke qe ka hmbur besimin te populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje