Sulmi i Pollos ndaj Ballës, eurodeputeti Kukan qorton PD-në: Këto çështje zgjidhini në Parlamentin shqiptar dhe jo në Parlamentin Europian. Ju kujtoj detyrat tuaja

15 Tetor 2018, 18:10Politika TEMA

Eurodeputeti Eduart Kukan ka qortuar Partinë Demokratike lidhur me sjelljen e shfaqur në mbledhjen e radhës të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri.

Pas deklaratave të deputetit Genc Pollo që sulmonte bashkëkryetarin e delegacionit shqiptar Taulant Balla, Kukan tha se këto çështje nuk mund të trajtohen në këtë formë.

Ai e konsideroi si të pavend komentin e ligjvënësit shqiptar duke apeluar që në Parlamentin Europian nuk zgjidhen këto çështje.

“Sa i takon incidentit që ndodhi këtu, dua të them që, ashtu siç tha edhe zoti Fleckenshtajn, këtu u bënë akuza shumë të rënda, por këto çështje duhet të zgjidhen në Shqipëri dhe në Parlamentin shqiptar dhe jo në Parlamentin Europian”, tha ai.

Ndërkohë, më herët edhe eurodeputeti Fleckenstain i kërkoi opozitës që të bëjë detyrën e saj.

“Por ajo që pamë sot na shkakton shumë probleme në njëfarë mënyre. Ju lutem kuptoni. Unë nuk jam prokuror. Unë nuk jam efektiv policie. Nuk jam gjykatës. Unë ndoshta mund të besoj që zoti Balla është njeri i keq, ose jo, mund të besoj edhe histori të tjera që kam dëgjuar, ose jo, por ajo që kemi vërtet nevojë janë provat.

Dhe jo se i duam ne, por prokurorët kanë nevojë për prova dhe nëse pastaj ndodh diçka dhe nëse Partia Demokratike ka plotësisht të drejtë, pastaj edhe ne do ta duhet të mendonim se si të komunikojmë dhe trajtojmë këtë. Kërkesa ime e vërtetë për PD-në është: bëni detyrën tuaj.

Shkoni në Prokurori, sigurohuni që të gjitha këto histori të shkruara, apo verbale trajtohen në mënyrën më serioze dhe nëse ka diçka ka në to, atëherë të jeni të sigurt që jo vetëm unë si Raportues, por të gjithë kolegët e mi në Parlament do ta trajtojnë në mënyrën e duhur.

Nuk është se nuk u besojmë, por është se nuk na lejohet t’u besojmë nëse nuk i nisni këto procedura normale”, deklaroi eurodeputeti. (TemA)

 

3 komente në “Sulmi i Pollos ndaj Ballës, eurodeputeti Kukan qorton PD-në: Këto çështje zgjidhini në Parlamentin shqiptar dhe jo në Parlamentin Europian. Ju kujtoj detyrat tuaja”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    This is messed up !! Nxirr shkopin e bejzbollit dhe hy ne Parlament me ligje..

  2. Olimpia says:

    Nje leter per z.Kukan dhe PPE.
    Cfare detyre di te beje PD..zoti Kukan?Akoma besoni ju se PD eshte nje parti politike..Mjafton nje gjykim siperfaqesor per te arritur ne perfundimin se PD nuk eshte nje parti por nje grumbull njerezish qe synojne pushtet vetem per te vjedhur .Ate qe i ka bere Berisha dhe banda e tij tribalofashiste Shqiperise nuk ja kane bere as otomanet as nazistet dhe as fatkeqesite natyrore .Z.Kukan banda e PD me Berishen,Hajdarin dhe Pashkon hodhen bomben atomike mbi strukturen ekonomike .arsimore , shkencore ,kulturore ,mbrojtjen dhe moralin .Ne asnje vend te botes ,edhe ne ato me pak te zhvilluara nuk mund te gjenden persona te krahasueshem me Berishen .I vetmi krahasim eshte Hitleri.Berisha eshte nje hitleruc ballkanas.Shikojini me vemendje shprehjen e syve te tij te etur per pushtet si nje i cmendur..Ghykoni pak se cilat jane efektet viteve te PD ne pushtet..katastrofe e plote .A e njihni fjalorin rrugac kriminal te te gjithe politikaneve aktuale te PD LSI….?Natyrisht ata flasin shqip dhe pergjegjesia kryesore eshte e atyre votuesve qe i delegojne akoma ..Por PPE ka nje arme te forte,perjashtimin nga Partia Popullore
    Kjo do te kishte ndikim te jashtzakoneshem ne eleminimin e PD nga skena politike dhe rilindjen e shpejte te nje te djathte moderne europiane qe shume shpejt mund te vinte ne pushtet .Natyrisht personalisht jam ne anen tjeter por ler hir te interesave te vendit uroj nje hap te tille .Mos prisni nga miliarderet hajdute te PD dhe LSI te futen ne parlament , te cbllokojne Vetingun , te zhvillojne nje veorimtari politike normale .Ata jane te zhytur ne krime te llahtareshme sa qe kushdo prokuror qe kalon vetingun mund tu hape dosjen per 24 ore .Plani i tyre eshte i thjeshte , te marrin prape ne dore organet e drejtesise.Ata mund te cojne deri ne organizimin e grupeve parafashiste .Dhe problemi eshte se Rama eshte tio liberal dhe nuk do te veproje mbi grupet neofashiste te Berishes Ne se doni vertet te ndihmonk Shqiperine dhe Kosven beni nje deklarate te prere ..ne se PD vazhdon kete praktike automatikisht perjashtohet nga PPE .Borgjezia e re shqiptare do ti therrase mendjes dhe do te krijoje nje force te re te qendres se.djathte .Dhe PD aktuale do te mbetet me nje grusht vagabondesh .Dhe shoqeria shqiptare do te sherohet nga kanceri Berisha .Mjaft me me keshilla dhe shpresa , i mbyturi te mbyt thote populli.Tani eshte.momenti te vertetoni ne se jeni miq apo jo te shqiptareve .Sepse esadistet e Berishes duan vetem parate dhe pushtetun ,ata duan ta mbajne sa me.larg vendin nga perendimi sepse keshtu mund te sundojne.te qete .Por rinia shqiptare nuk ka pse te denohet me keta bandite qe u rrine shqiptareve si xhelate qe nga 90..ta nderkohe qe ne te gjithe Europen jane.nderruar dy gjenerata politike .A nuk e kuptoni kete ??? Eshte ne nderin tuaj qe Merkel , Makron ,Konte ti japin nje ultimatum femijes grindavec Basha.

  3. LORA says:

    Zoti Kukan duhet te kuptoje se shfaqja e gangsterizmit dhe anishqiptarizmit shqup-s ne tavolinen e Komitetit Parlamentar te Stabilizim-Asocimit BE-Shqiperi ,eshte vetem produkt i mbeshtetjes ekskluzive, permanente qe i keni dhene JU (PPE-te ) ketij gangsterizmi transparent,qe ka vetem nje objektiv ;bllokimin e rruges europianizuese ,te cilen aspirojne mbi 90% e shqiptareve.M’e vjen mire qe iu perplas ne turi ajo qe keni gatuar vete,per me shume se dy dekada,,,,,perkunder vullnetit te Popullit Shqiptar.
    Sa per shqiptaret ne shumice,,,ata nuk e kane votuar qofte edhe nje here PD-ne ,si shumice per te qeverisur vendin.
    Per mua,ajo qe ndodhi dje ne Bruksel eshte lajm i mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje