Prestigjiozja britanike Daily Mail i ka kushtuar një shkrim kopshtit zoologjik “Safari Park Zoo” që ndodhet në Fier.
Këtë park zoologjik autorja e shkrimit e quan “kopshti zoologjik nga ferri”.
“Fotot e marra në kopshtin zoologjik të Safarit në Fier, në jugperëndim të Shqipërisë, tregojnë një luan të kequshqyer që jeton në kushte skandaloze dhe me një sy që i është qërruar.
Kafshë të tjera, duke përfshirë një zebër, një ujk dhe disa dre, janë parë të mbyllura në kafaze të shkreta betoni në parkun zoologjik në pronësi private”, shkruan gazetarja.
Më tej në shkrim bëhet me dije se autoritetet shqiptare po nxiten nga aktivistët që të ndërmarrin veprime ndaj këtij parku pasi u shfaqën fotografitë që ekspozuan kushtet tronditëse në të cilat jetonin kafshët.
Organizata ndërkombëtare e mbrojtjes së kafshëve, e cila ka qenë aktive në Shqipëri vitet e fundit, e quajti situatën në këtë kopsht zoologjik “absolutisht të papranueshme”.
Më poshtë do të shikoni fotot që janë realizuar në Fier, tek “Safari Park Zoo”. (TemA)
Gazetarë të menderosur! Aty e keni patur Safari Zoo pse nuk e ngritët përpara ju këtë problem? Po shoqatat për mbrojtjen e kafshëve ku janë? Pse prisni që punën t’ua bëjnë të huajt. Ngelët duke i vjedhur artikujt The Daily Mail dhe The Sun.
Universi i problematikave në Shqipëri është i pafund, si nuk doli një grup gazetarësh që të rrojnë profesionalisht më to. Futi një mendje të lehtë, dalim pijmë noj kafe se ma mirë do bëhet.
Tè mbyllen kampet e pèrqèndrimit pèr kafshèt e gjora nè tè gjith shqipèrinè.Nè shqipèri pèr momentin aktual nuk jemi nè gjèndje tè trajtojm njerèzit imagjinoni kafshèt , shoqèrit e mbrojtjes sè kafshève çfar mendojn pèr kètè skèterr nè Fier?Ministria e kulturès apo ajo e bujqèsis kush e mbulon sektorin e kopshtève zoologjik (kopèsht i thènshin)pèrse nuk japin urdhèr tè mbyllen gjithè kampet e pèrqèndrimit pèr kafshè qè ndodhen nè shqipèri.Kafshève u duhet hapsir e madhe ,kushtet klimatike,ushqimi,trajtimi dhe kontrolli shèndetèsor nga veterineri .
Pastaj thonè se e ka fajin Babalja,nga fotot qè shikoj èsht tè vendosèsh duart nè kokè nè kampin e pèrqèndrimit,turpè.
Po kush do i mbylli.
Vene hane nga ndonje dreke atje me femijet dhe te argetohen me kete lloj barbarizmi, si bastarde deficente qe jane.
Ku ka nivel shqiptari te trajtoje shqiptarin , jo me kafshen.
Daily Mailit duhet ti themi se e kemi tere shtetin te perfshire ne ceshtjen e langos Babale.
Me shtet dhe gazetare. Te gjithe se bashku perbejne kazanin per te cilin flet Ramuti, po ku nuk shikon dot veten se eshte ne llum me keq.
E ngriten obeliskun e Kocit te Zogu i Zi dhe ndjehen sikur kane prekur “endren” europiane.
Te tilla absurditete ndodhin ketu.
Safari zoo te madhin ku rrojme ne
E shikon non gazetare .
Ushqime te skadume ,miell serbi per kafshet.
Largoni kafshet dhe futni aty deputetet.
Kafshet tjera .e dy kemb ne Shqiperi ,pos disa happy fews, i kane punet ma mire se keto kafshe me 4 kembe
Prestigjozja o gazetar deri ne teron paska shku thuj pacavurja ose gazeta pornografike kush e lexon ate pacavure pervec puntorve te ndertimit
Pacavure ama po publikon nje fakt te vertete. Dhe fakti eshte qe shqipot nuk dine as kafshet te trajtojne.
Zotrote do I coje femilejt e tu te shikonin luanin e Fierit?
Shko ore mbushu
Kafshët e egra e kanë vendin në liri, në natyrë e jo në burgje.
Nuk duhet të ketë fare kopshte zoologjike qoftë shtetërore apo private.
Oroblemi eshte shume i thjesht.. shqiptaret jane thjesht te pandjeshem dhe thellesisht egoist dhe mendjemedhenj qe shkon shpesh deri ne dhune ekstreme….
Ah per keto kafshe e kishin ata une thash se e kishin me kafshet e vertet politikanet shqiptare! Me ujkun sali berisha me luanin edi rama me dhelpren ilir meta dhe me qenin lulezim basha !.
Fatkeqesi per kafshet e egra te jetojne me kafshet e tjera Shqiptar njerez.
Ka dhe ne mes te Durresit nje te tille, ku kafshet e gjora mbahen ne kushte te papaershtatshme si per klimen ku duhet te jetojne ashtu edhe per kushtet, vetem per perfitime…..shoqatat qe ngrihen per kete pune ku jane qe nuk veprojne?