Akarmara, dikur një qytet i mbushur me gjallërinë e njerëzve të cilët punonin për shfrytëzimin e qymyrit, tani është pushtuar nga barishtet dhe pemët.
Qyteti ndodhet në Abkhazi, një rajon në Gjeorgjinë veriore.
Luftërat dhe ndryshimet ekonomike kanë zbrazur qytetin me 5,000 njerëz që kanë jetuar atje në vitet ’70.
Sot, në qytet jetojnë vetëm 35 banorë.
Degradimi u përshpejtua në 25 vitet e fundit, siç tregojnë imazhet në këtë video. (TemA)