VIDEO: Man. United i ikën fitorja nga duart, plas sherri në fund të ndeshjes

20 Tetor 2018, 15:39Sport TEMA

Manchester United është ndalur në barazim 2-2 në përballjen plot emocione dhe spektakël në “Stamford Bridge”.

Skuadra e drejtuar nga tekniku portugez, Jose Mouriho u ndëshkua në minutën e fundit të shtesës, të gjashtë-n nga Barkley.

jë gol që ngriti në këmbë stadiumin e bluve të Londrës, por nga ana tjetër shkaktoi ‘sherr’ mes teknikut portugez dhe gjyqtarit të kartërt të takimit, që akordoi 4 minuta shtesë.

Tensioni u ndje edhe në fushën e lojës mes lojtarëve në fund të takimit, por gjithçka u mbyll me një barazim 2-2 pas vërshëllimes së gjyqtarit Mike Dean.

Rudiger i dha avantazhin skaudrës në minutën e 21-të të sfidës, duke mbyllur pjesën e parë 1-0.

Por, gjithçka ka ndryshuar në të dytën kur miqtë barazojnë me Martial, i cili nuk vonon të dyfishojë shifrat dhe të kalojë skuadrën në epërsi.

Kur dukej se tashmë Mourinho mund të merrte frymë lirisht pas kësaj fitoreje, në minutën e fundit të shtesës Barkley barazon shifrat.

Të dyja ekipet ndajnë nga një pikë në kuadër të javës së nëntë të kampionatit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje