Serbët kërkojnë nga ndërkombëtarët ndalimin e transformimit të FSK-së

21 Tetor 2018, 11:28Rajoni TEMA

Në Serbi transformimi i FSK-së në Ushtri po interepretohet në mënyra të ndryshme. Sipas disa analistëve të Beogradit, Ushtria e Kosovës përbën një kërcënim për serbët e veriut, transmeton lajmi.net.

Eksperti i çështjeve të konflikteve ndërkombëtare, Dragan Simeunovic thotë se procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri është një proces i pamundur të ndalohet, ngase siç thotë ai, e njëjta i përshtatet edhe interesave të disa fuqive botërore, përfshirë edhe SHBA-të.

“Megjithatë, shqiptarët mund ta përdorin atë, sidomos para hyrjes në NATO, për okupimin e veriut”, thotë Simeunovic.

Ndërkaq, Igor Simic nga Lista Serbe thotë se veprime të tilla të Prishtinës janë të pamundura. Sipas Simic, komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ne në Prishtinë besojmë se të tilla veprime janë të pamundura, sepse të njëjtat do ta rrezikonin paqen. Kjo është pse komuniteti ndërkombëtar duhet të parandalojë formimin e Ushtrisë dhe të ndalojë akte të mundshme të dhunës”, thotë Simic për gazetën “Kurir”.

Kujtojmë se me miratimin e tri projektligjeve për FSK-në në Kuvend, i është hapur rrugë transformimit të kësaj force në ushtri. (TemA)

3 komente në “Serbët kërkojnë nga ndërkombëtarët ndalimin e transformimit të FSK-së”

  1. vang says:

    Serbet nuk kane minoritete qe kane goxha ushtri biles te armatosur fort nga Rusia.Nuk rrezikohen atje minoritetet?.Perse kosova do te sulmoje veriun kur ata jane brenda kufirit te saje?.Ne qofte se serbet e veriut nuk do te lejojne kembe shqiptari te futen ne komuna te banuar nga vete serbet,ahere vertet mund te krijohet konflkt.

  2. Ergys says:

    Serbet vete armatosen deri ne dhemb,kurse ne e marrim lende-lende detyren e armatimit.Shqiperia duhet te forcoje ushtrine dhe Kosova ta ngreje sa me shpejt nje ushtri moderne se kohet jane te turbullta.Nuk mund te kete miqesi me serbe e greke.Serbia kete muaj ka lidhur kontrats perj 3,5 miliard dollare me Kinen ne fushen ekonomike dhe ushtarake.Ne kontrate perfshihen dhe 6 drona te armatosur nga Kina.Ku 2 prej tyre do te asembllohen ne Serbi.Mediat tona nuk i japin keto lajme qe kane te bejne direkt me ne .Ose nuk jane profesionalisht te pergatitur ose jane te tera te blera nga qarqet serbo-greke.Turp.

  3. Kabashi says:

    Do ishte shume e logjikshme, njerezore, e drejte qe Kosova te kerkoj nga bota shperberjen e ushtrise serbe qe vrau, masakroi, dogji, shkaterroi e minoi fusha, rruge, betonoi te vrarit ne poligonet e tyre sportive per te fshehur krimet, helmoi e vrau femije dhe aq paturpesisht kerkon qe Kosava te mos kete ushtri per te pasur keshtu duart e lira per te vazhduar me krimet e gjenocidin mbi shqiptert dhe popujt tjere jo serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje