VV, projektligj për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë

21 Tetor 2018, 09:11Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është duke përgatitur një Projektligj, i cili do t’i dokumentonte krimet e Serbisë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, ka thënë se është fatkeqësi dhe gabim i madh që asnjëherë nuk ka pasur të dhëna zyrtare sa u përket krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë.

“Nuk e kuptoj se si kanë mundur këta njerëz që kanë drejtuar institucionet në Kosovë të mos e ndërmarrin asnjëherë këtë veprim. Ka shumë vende ku krimet i kanë të dokumentuara edhe në faqet e tyre zyrtare. Për neve është e papranueshme që nuk kanë ndërmarrë asgjë në këtë drejtim”, ka deklaruar Haxhiu, për Ekonomia Online.

Haxhiu theksoi se ka pasur shumë organizata të shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare që kanë dhënë informacione për krimet, masakrat dhe dëmet e tjera të Serbisë në Kosovë.

“Prandaj, kemi konsideruar që të kemi një projektligj të tillë, jemi në fazat fillestare, por po ashtu kjo vjen edhe pas mbylljes së institutit për krime të luftës që ekziston në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Ky institut nuk ekziston dhe pa asnjë shpjegim është mbyllur”, ka shtuar ajo.

Haxhiu vlerëson se në këtë drejtim do të duhej që të ekzistojë një ligj edhe për një institut të ri që do ta fuqizonte atë, por edhe për muzeun e krimeve të luftës.

“Të gjitha këto jemi duke i diskutuar në strukturat e Vetëvendosjes për shkak se ne duhet të ndërmarrim veprime për ta dokumentuar atë që Serbia e ka bërë në Kosovë”, tha ajo

3 komente në “VV, projektligj për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë”

  1. Bekim Peja says:

    Kjo tregon qe kjo parti punon për interese të Serbisë, ky hap vështirëson pranimin e Kosovës në Interpol. Pas pranimit në Interpol do ishte e arsyeshme apo edhe shumë më herët por kurrsesi tani.

    1. katarakti says:

      Ti ke ikur per lesh ose je ti qe punon per Serbine. Nuk ka lidhje fare dokumentimi i krimeve serbe ne Kosove me Interpolin. Kjo pune duhet te ishte ndermarre qe 10 vjet te shkuara. Prishtina duhet t’i paraqese Serbise fakturen e krimeve te shtetit te Millosheviçit ne Kosove. Greqia po i kerkon akoma dhe sot para Gjermanise per krimet e para 70 vjeteve.

  2. kozmo says:

    TIPIKE SHQIPETARE , PRANOJN TE PERDHOSEN DHE NUK NGREJNE ZERIN LART ,PER TE NXJERE FAJTORET E KRIMIT NE ANKAT E TE AKUZUARVE .
    SHQIPETARET NGA TE GJITHA KRAHET KANE SHITUR PER PARA INTERESAT KOMETARE . JANE TRADHETAR TE RREZIKSHEM . ASNJE POPULL NUK ESHTE SI SHQIPETARI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje