Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler, ka kërkuar nga opozita që të kthehet në Kuvend.
“Vendi i të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit është parlamenti.
Nga kontakti me përfaqësuesit politik të te gjitha palëve e kam shprehur që debati duhet të ndodhë në parlament.
Por unë jam shumë shpresëdhënës dhe optimist se mund ta arrijmë atë, dhe atëherë mund të kemi edhe një zgjidhje”, deklaroi Sattler nga Shkodra.
Ai ndërkohë ka hedhur poshtë edhe propozimin e Lulzim Bashës, që vetingun e politikës, ta bëjë politika.
Attler tha se vetingu në politikë është domosdoshmëri, por do bëhet nga SPAK.
“Vettingu i politikanëve është shumë i domosdoshëm dhe do të ndodhë pasi të kemi institucionet që kërkojne pak durim, sepse vitin e ardhshëm do të ketë zyra kombëtare e hetimit, do të ketë SPAK dhe pastaj ky do të jetë organi i dizajnuar për ta bërë këtë pune”, ka deklaruar ambasadori austriak
Ai ka vlerësuar ndëkrkohë edhe punën e policisë.
“Peshku i madh, njeriu që e shpiku këtë term nuk është më në Shqipëri.
Por ajo që kemi parë muajt e fundit është një hap pozitiv, sepse ka një përqëndrim të madh këtë periudhe për të dërguar pas hekurave të “fortet”.
Ka pasur një përpjekje të vërtetë të bashkërenduar në të gjitha rajonet e Shqipërisë dhe kjo është mënyra se si duam të shohim edhe në vazhdimësi punën që do të kryhet, pasi arrestimi është vetëm një gjë.
Duhet të kemi kujdes dhe të mos bëhen persekutimet tradicionale me katër xhiro dhe gjithashtu në fund disa akt-akuza për pyetjet e fundit”, u shpreh ai.(TemA)
Austriaket kane krijuar perandorine me brilante deri tani (Habsburget)
ndersa Vjena eshte qyteti ku cdokush e ka enderr qe te shkoje