Kuvendi miratoi ligjin për ndalimin e basteve, Rama: Fjalët mbrapsht shpifësve, nuk do ketë loto as off apo online

25 Tetor 2018, 15:02Politika TEMA

Kuvendi miratoi sot me 75 vota pro ligjin për ndalimin e ‘Lojërave të fatit’. 

Fill pas këtij vendimi ka ardhur reagimi nga kryeministri Edi Rama.  

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Rama theksoi se Kuvendi miratoi ndalimin e bixhozit, ndërsa thumboi opozitën. 

“Kuvendi sapo miratoi me 100% të deputetëve të pranishëm NDALIMIN E BIXHOZiT (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në 31 dhjetor? 

Fjalët mbrapsht shpifësve të çdo kanali e portali, ndërsa me aktorët e Kinoshqupit kemi dhe gjyqet se do paguajnë një më një ata?”, shkruan Rama. (TemA) 

2 komente në “Kuvendi miratoi ligjin për ndalimin e basteve, Rama: Fjalët mbrapsht shpifësve, nuk do ketë loto as off apo online”

  1. Tetova says:

    Braaavo Zotri i nderuar dhe shum i respektuar Edi Rama je shembulli me i mire i gjithe Shqiptarise ,vazhdo keshtu se je me i miri qe ka pas Shqiperia …

  2. ismaili says:

    BRAVO,,,Z RAMA SE NA SHKATARRUAN RININE KETO LOTOT DHE KAZINOTE..//////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje