VIDEO tronditëse: Me hanxhar në duar, sherr masiv midis nxënësve

26 Tetor 2018, 12:27Lifestyle TEMA

Një rrahje masive mes nxënësve të një shkolle ka ndodhur në Afrikën e Jugut. 

Ata janë filmuar duke sulmuar njëri-tjetrin me hanxharë. 

Në video shihen dhjetëra nxënës duke ndjekur njëri-tjetrin të armatosur me hanxharë të mprehtë, derisa kalimtarët e rastit vraponin për të shpëtuar kokën. 

Adoleshentët janë identifikuar si nxënës të një shkolle të mesme në provincën Limpopo në pjesën veriore të Afrikës së Jugut. 

Ngjarja ka ndodhur pas mësimit, ndërsa raportohet se një nxënës është lënduar gjatë përleshjes. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje