Mbretëresha Elisabetë është detyriar t’i thotë ‘lamtumirë’ Whisperit, qenit të saj, i fundit për nga rraca ‘corgi’.
Qeni ishte 12 vjeç dhe ishte adoptuar nga mbretëresha në 2016-n, pas vdekjes së padronit të tij.
Prillin e kaluar, mbretëresha u përball me zhdukjen e qenit të saj të dashur Willow.
Whisper ishte ekzemplari i fundit i rracës corgi, aq shumë të dashur për sovranen.
Gjithsesi, për t’i bërë shoqëri, mbetend edhe dy qen: Candy e Vulcan, të cilët janë rraca të miksuara nga kryqëzimi i corgi me bassotto.
Sipas Daily Mail, pas vdekjes së Willow, 12 vjeçari Whisper ishte kthyer në të preferuarin e mbretëreshës.
Ajo e kishte trashëguar kafshën në 2016-n nga Bill Fenwick, ish-mbikqyrësi i gjuetisë së Sandringham, kur vdiq.
“Vitet e fundit, mbretëresha dhe Whisper ishin lidhur aq shumë, sa qeni e ndiqte edhe nëpër dhoma”, ka thënë një burim pranë Buckingham Palace.
“Sa herë ngordh një corgi, për mbretëreshën është një goditje e rëndë.”
Whisper ngordhi në kështjellën e Windsor, pasi u sëmur disa javë më parë. Nuk u mor vesh sëmundja që shkaktoi edhe ngordhjene tij.
Por, mbretëresha ka humbur shumë corgi për shkak të kancerit, sëmundje nga e cila ngordhi edhe Willow, të cilin sovrania vendosi ta ‘vërë në gjumë’ për të mos e parë më që vuante.
E heqte kemben zvarre