Avion ndërtohet vetëm nga një... kinez

26 Tetor 2018, 16:24Lifestyle TEMA

Një fermer kinez i pasionuar pas aviacionit, i cili kur ishte ende fëmijë ëndërronte të bëhej pilot, por për fat të keq nuk ia arriti dot kurrë, vendosi të ndërtonte vetë një aeroplan, në mes të fushave.

Zhu Yue thuajse ka përfunduar riprodhimin e avionit, sa madhësia e një ”Airbus A320”, dhe e ka parkuar mbi një pjesë të vogël të shtruar me asfalt rrethuar nga fushat e grurit, në verilindje të Kinës.

Zhu, i cili ka përfunduar shkollën e mesme, nisi punën me kultivimin e qepëve dhe hudhrave më pas për të vazhduar si saldator në një uzinë në qytetin e vogël të Kaiyuan. Vitin e kaluar, ai e kuptoi se nuk do të mund ta bënte realitet ëndrrën e pilotit.

”Jam në gjysmë të jetës sime dhe i vetëdijshëm, që nuk mund të blej avion, por mundesha të ndërtoja një të tillë”, thotë ai.

Projekti i mori thuajse të gjitha kursimet, më shumë se 2,6 milionë juan (374 000 dollarë).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje