FOTOT: Drejt përfundimit statuja më e lartë në botë, kushtoi mbi 400 milion dollarë

26 Tetor 2018, 13:52Lifestyle TEMA
FOTOT: Drejt përfundimit statuja më e lartë në botë,

India po bëhet gati të zbulojë për publikun atë që do të jetë statuja më e lartë në botë.

Statuja 182 metra, do të zbulohet me 31 tetor. 

Kjo statujë do të jetë dy herë më e madhe se statuja e Lirisë në SHBA” ka deklaruar më herët kryeministri i Indisë Narendra Modi. 

Statuja e Lirisë në fakt është 93 metra, sëbashku me piedestalin.

Busti ka figurën e Sardar Vallabhbhai Patel, një lider politik dhe shoqëror që ishte pjesë e lëvizjes për pavarësi nga kolonializmi britanik në 1947.

Ai është i njohur për lëvizjen paqësore dhe ka qenë zëvëndëskryeministri i parë pas Pavarësisë

Kostoja e kësaj statuje llogaritet mbi 400 milion dollarë dhe komiteti organizator ka kërkuar edhe donacione publike për të realizuar fondet e nevojshme.

6 komente në “FOTOT: Drejt përfundimit statuja më e lartë në botë, kushtoi mbi 400 milion dollarë”

  1. Alban Dega says:

    PO TA MERRTE VESH KETE CMENDURI
    PATELI ,,,,!?

    Me siguri do te ngrihej nga varri dhe peshtynte ne fytyre idiotet ne mos edhe hajnat e korruptuar te kesaj ekstravagance te turpshme ne nje vend ku mbi 500 milione iindiane jetojne ne varferi ose ose…
    do te ngrinte me kembe perseri popullin Indian kunder ketyre palacove dhe conté para drejtesise per shperdorimet e emrit dhe vepres se tij .
    Jane veprat e medha ne sherbim te lirise, zhvillimit, perparimit dhe pavaresise se popujve te vet dhe mbare njerezimit, qe i lartojne njerezit e medhenj e jo statujat ekstravagante deri ne cmenduri !

  2. eri says:

    turp nje shoerdorim I tille ne nje vend te varfer dhe per nje njeri qe per se gjalli ishte symbol I thjeshtesise.

  3. leka says:

    nuk i kane bere statuje Gandit por ja kane bere zevendesit 20o metra…. mire thojne qe askush nuk eshte profet ne vendin e tij

  4. X X X says:

    Po pse nuk e bete njemije metra…, ncncnc..! Idioter..!

  5. anastasi says:

    Kjo eshte nje cmenduri per te harxhuar kaq para per nje statuje kaq te madhe. India eshte nje shtet shume i madh me popullsi qe eshte mbas Kines.Gjysma e popullit te Indise eshte shume, shume e vafer dhe ndertimi i kesaj statue eshte per te ardhur keq per popullin me fukara ne bote.

  6. buj says:

    NJERIU ME I NJOHUR NE BOTE NGA INDIA ESHTE GANDI, PO KJO PAK RENDESI KA, ESHTE SIKUR TI BOJM NE NJE STATUJE GJIGANDE ISH ZV KRYEMINISTRIT DASH SHEHI… POR AJO QE DUA VERTET TE THEM ESHTE SE STATUJA TE MEDHA NE BOTE ME NJEFARE KUPTIMI ESHTE AJO E BRAZILIT EDHE STATUJA LIRISE, TJERAT JANE HEKUR E BETON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje