Gjallë dhe vdekur – një ritual i rrallë shqiptar

30 Tetor 2018, 09:18Dossier TEMA

Nga Ilir Ikonomi

U shtanga kur hasa në këtë foto dramatike nga një rit mortor në veriun e Shqipërisë. Viti duhet të jetë 1940 dhe duket se bën ftohtë.

Sa afër janë jeta dhe vdekja në këtë skenë!

Një fotograf italian, emrin e të cilit nuk e kam gjetur, ka shkuar për të mbledhur material etnografik dhe është ndodhur përpara një befasie me këto gra që rrethojnë të vdekurën mbi një shtrat të improvizuar me rrasa druri.

Gratë janë të veshura me rroba tradicionale dhe gati njësoj: shami, jelek, përparëse, çorape të trasha leshi, opinga. Pastër dhe bukur.

E veshur si të tjerat, e vdekura është vendosur jashtë mureve të shtëpisë, siç duket për një lamtumirë të fundit.

Gratë rrinë të heshtura, por në fytyrat e tyre nuk sheh ndonjë dëshpërim të dukshëm. Janë dinjitoze dhe nuk vajtojnë, përkundrazi kanë një farë vështrimi përbuzës, gati përqeshës për vdekjen.

Me duar të kryqëzuara nga të ftohtit, ato të japin përshtypjen sikur e kanë harruar një çast të vdekurën dhe po hetojnë me kureshtje fotografin e huaj, që ka ardhur të shohë këtë ritual të rrallë në malet shqiptare.

5 komente në “Gjallë dhe vdekur – një ritual i rrallë shqiptar”

  1. Admir says:

    Se perse jeshtang nuk e kuptova,eshte nje fotografi dhe kaq

  2. Kukuleci says:

    Zotii Konomi ku e dallon qe grat nuk bzajne pas 80 vjetesh qe shef kete fotografi.

  3. zaim zajmi says:

    ILIR!

    RITUALI ka një urë ideje, ose idesh. Teksti yt më bën të ditur se në c´mënyrë (impresioniste) lexon ti pamjen në foto, më shpjegon stepjen përpara aparatit, kontakti me teknikën ahere, dhe aspak raportin e vajtuesave ndaj të ndjerës.
    Titulli nuk qëndron.

  4. Milot Derri says:

    Të njëjtin rit, por 60 vite më vonë e prezentoi televizioni shtetëror gjerman ( ZDF, po s’u gabova ) në fillim të viteve 2000. Dallimi nga fotoja e vitit të 40’ta qëndron në faktin që këtë herë ishte një videoinçizim dhe i vdekuri ishte një burrë plakë dhe rreth tij qëndronin burrat të qetë, dinjitoz dhe që kryenin ritin mortor sipas traditës mirditore. Për mua ishte diçka që s’kisha parë deri atëher edhe pse vetë jam shqipëtar, por jo nga këto vise. Personalisht më la mbresa të mira dinjiteti dhe burrëria e trimave që tregonin para kamerës që drejtonte një gazetar gjerman. Por edhe gazetari për ato pak minuta shpalosi virtytet e mira shqipëtare.

  5. noc luleta says:

    po kta sorrat pse kan vu shamija……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje