Ministër i ri i Brendshëm çdo 1 vit e 1 muaj: Çfarë ndodhi me këtë institucion të rëndësishëm nga viti 1990 deri në 2018?

30 Tetor 2018, 10:00Kronika TEMA
Ministër i ri i Brendshëm çdo 1 vit e 1 muaj: Çfarë

Që nga vendosja e pluralizmit e deri më sot Shqipëria ka patur mesatarisht 1 ministër të Brendshëm në çdo 1 vit e 1 muaj. Janë 25 ministra që kanë drejtuar këtë dikaster në këto 28 vjet, duke shënuar një rekord ndoshta edhe në planet.

Kjo u bë publike dje nga gazetari Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One”.  Ata nisin që nga ministri i fundit komunist Simon Stefani e deri te ministri i sapoemëruar Sandër Lleshi. Rekordi i jetëgjatësisë më të madhe në detyrë është i Saimir Tahirit me 3 vjet e gjashtë muaj ne detyrë. Ndërsa ai i jetëgjatësisë më të shkurtër është i Ali Kazazi që e ka mbajtur detyrën e ministrit të Brendshëm 21 ditë.

Fakt interesant është se mesatarja 1 vit e 1 muaj e qëndrimit në detyrë të ministrave të Brendshëm përkon me kohën e qëndrimit në detyrë të Fatmir Xhafës. Ai e mori detyrën më 13 shtator 2013 dhe dha dorëheqjen më 27 tetor 2018. Ajo që bie edhe më shumë në sy është se gjatë mandateve qeverisës janë të majtët ata që kanë ndryshuar më shumë ministrat e Brendshëm.

Kështu në mandatin 1992-1997, Partia Demokratike qeverisi me 4 ministra të Brendshëm. Në mandatin 1997-2005, Partia Socialiste qeverisi me 7 ministra të Brendshëm. Në mandatin 2005-2013 Partia Demokratike qeverisi me 4 ministra të Brendshëm. Në mandatin që nga 2013 e deri tani Partia Socialiste qeveris me 4 ministra të Brendshëm.

MIinistrat e Brendshëm 1990-2018:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje