Arsyet pse Seria A është ende e hapur

31 Tetor 2018, 17:30Sport TEMA

Vitin e kaluar, pas 10 javësh kampionat, Juventusi ishte i treti në renditje, kishte 25 pikë, një më pak se Interi  dhe tre më pak se Napoli që mbante vendin e parë.

Edhe pse kampionati ishte i gjatë, në ato ditë u mendua se, pas gjashtë sezoneve të dominimit të “Zonjës së Vjetër” kjo gjë do të merrte fund, por që nuk ndodhi.

Këtë vit Juve, pas 10 javësh, është në vend të parë dhe ka grumbulluar 28 pikë, gjashtë më shumë se Napoli që renditet në vendin e dytë dhe Interi që mban vendin e tretë me pikë të barabarta me napolitanët.

Duhet guxim për të argumentuar se, pavarësisht kësaj ndarje, kampionati është i hapur të paktën po aq sa ishte në sezonin e fundit në fillim të nëntorit.

Duhet guxim sepse renditja, aleati i madh i Allegrit, duket se nuk do të jetë i lehtë në vitin 2019.

Renditja po, por kalendari, për shembull, sugjeron takime të forta, shkruan “CorriereDelloSport”

KALENDARI – Deri tani, Juve ka luajtur vetëm tre ndeshje kundrejt 9 ekipeve që mund ta rivalizojnë për t’i marrë pikë.

Ajo që duhet të thuhet ështe se tre sfidat kundër ekipeve që renditen në 10-tshën më të mirë të kampionatit, Juventusi ka bërë mire ose shumë mirë.

Një fitore 2-0 me Lazion, 2-1 me Sassuolon dhe 3-1 kundër Napolit .

Në të tri rastet, ndeshjet janë luajtur në stadiumin Allianz në Torino .

Shkurtimisht, dallimi është i konsiderueshëm. Inter dhe Napoli janë në një rrugë të mesme,  ndërsa bardhezinjtë janë në rrugën e duhur dhe favorit për tu shpallur sërish kampion të Serinë A. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje