Griezmann nuk e fsheh: Ëndërroj të fitoj Topin e Artë, mos i injoroni francezët

31 Tetor 2018, 15:55Sport TEMA

“Është absurde të injoroni Francën dhe lojtarët francezë, do të doja të fitoj Topin e Artë “.

Antoine Griezmann nuk lodhet duke përsëritur qëllimin e tij, duke kritikuar mënyrën se si çmimi Lojtari më i mirë i FIFA-s shkoit tek Luka Modriç, i cili në finale mundi Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah.

Griezmann mendon se është e çuditshme që ai nuk ishte mes emrave finalistë, por shtoi se ai ishte më i zemëruar, sepse asnjë prej shokëve të tij të kombëtares francezë nuk mes kandidatëve.

“Kjo nuk është vetëm për mua, por edhe për lojtarët e tjerë francezë që janë injoruar. Unë nuk isha në gjendje të kuptoj, ishte një surprizë që asnjë kampion botëror nuk ishte marrë në konsideratë “, shprhet Griezmann.

Sulmuesi i Atletico Madridit është një nga kandidatët kryesor për të fituar çmimin e “Topit të Artë” edhe pse do të ketë një konkurencë të fortë përballë emrave si Kylian Mbappe, Ronaldo apo dhe Modriç.

Ceremonia për të shpallur fituesin e “Topit të Artë” që jepet nga revista prestigjoze franceze “France Football” do të mbahet në Paris më 3 dhjetor. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje