Barcelona ka njoftuar se Lionel Messi është rikthyer në senacat stërvitore me ekipin – dhjetë ditë pas thyerjes së dorës së pësuar në ndeshjen kundër Sevillas në “La Liga”.
Klubi katalanas kishte planifikuar se rikthimi i yllit argjentias të ishte pas tre javës dhe mjekët nuk duan që të nxitojnë duke theksuar se koha e rikuperimit do të jetë sipas afatit të caktuar.
Një mungesë e madhe për Barcelonën, por edhe pa yllin e saj ata fituan lehtësisht ndaj Interit dhe mbi të gjitha, kundër Real Madrid, në El Clasico me shifrat 5-1 në “Camp Nou”.
Messi me gjasë nuk do të thirret për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve për të martën e ardhshme në San Siro kundër zikaltërve, shkruan “Sportmediaset”.
Pavarësisht daljes në seancën e sotme stërvitore Messi ka bërë një numër të ushtrimeve të lëvizshmërisë për të rifituar besimin me terren. (TemA)
FC Barcelona
✔@FCBarcelona
Leo #Messi returns to training!
5.635 utenti ne stanno parlando