Ku i gjeti Adriatik Llalla 60 mijë euro, që i kaloi klandestinçe jashtë shtetit?

2 Nëntor 2018, 10:28Kronika TEMA

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga dosja e Prokurorisë në lidhje me hetimin ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ai po hetohet për: fshehje pasurie, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

Arsyeja që hetohet për fshehje pasurie është se vetingu dhe ILDKP e kanë gjetur me pasuri të pajustifikuar.

Për pastrim parash po hetohet pasi ka blerë shumë prona lirë dhe i ka shitur shtrenjtë.

Ndërsa për shpërdorim detyre dyshohet se ka pasur abuzime me një tender.

Gazeta Sot shkruan se Prokuroria dhe autoritetet e tjera përgjegjëse kanë zbuluar se ish-kryeprokurori ka kaluar në kufi rreth 60 mijë euro cash, e cila pretendohet nga organi i akuzës se është në shkelje të ligjit.

Sipas ligjit, nuk lejohen më shumë se 10 milionë lekë të vjetra me vete në kufi.

Por ish-kryeprokurori në argumentet e tij në ankimimin që bëri në Apel, ka deklaruar se paratë i ka kaluar në disa sasi brenda limitit që lejon ligji.

Po ashtu, Llalla ka shpjeguar se paratë kanë shkuar për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit.

Por Prokuroria ka ngritur dyshime mbi arsyet se përse nuk janë bërë transferta përmes bankave dhe paratë janë dhënë në gjendje cash.

Po ashtu mësohet se po kryhet një hetim nëse Llalla i ka deklaruar këto para që i zotëron cash apo janë para të tërhequra nga banka dhe më pas kanë kaluar në rrugë tokësore?

9 komente në “Ku i gjeti Adriatik Llalla 60 mijë euro, që i kaloi klandestinçe jashtë shtetit?”

  1. H says:

    I ka gjet ke brima e qelbët e katunares.

  2. blerta says:

    Ke po pyesni, deri sa nuk jeni ne gjendje ta fusni ne burg hani mut sa te fryeni, te mbaruar jeni.

  3. Lennard says:

    Po c’jane 60 mije Euro per Tik Llallen???.

  4. Ilo says:

    Hajini Mutin LLalles se erdhi ketu ja derozoi pergjimet per Dakon PD (alibeajt) ja nxiu faqen Rames dhe iku sikur te mos kishte ndodhur asgje, ndersa Ahmetaj ka leshuar taborrin e tatimoreve per te mbyllur bizneset, keta sikur duan te ikin nga pushteti me qejf.

  5. e verteta e hidhur says:

    Une kisha 10.000 dollare me vete ne Rinas ne 2004-en dhe nuk me linin te kaloja me aq para,sa u detyrova te jap rushfet se po me ikte avioni.Si e kane lene te kaloje kete,nga c ‘pike e kufirit ka kaluar,kush ka qene ai qe e ka lejuar?

  6. prasi says:

    Nuk ishin lekat e Llalles ishin te Gone Gjanajt

  7. Brahoo says:

    Ja ka thene ose Rama ose kryeprokurorja,ose jane para te pasterta.
    Ne qoftes se nuk jane para te pasterta jane parate e Rames me drogen ose te kryprokurores me krimin…

    Se per ndryshe duhet te ishte arrestuar,apo jo ?

  8. emigranti says:

    po ne shqiperi nuk ka drejtesi dhe gjykata dhe ajo arta marku po tregohet frikacake ose dhe ajo u ble po filluar pune sepse ne shqiperi duhet filluar qe nga saliu me radhe.

  9. Ali babushi says:

    Po me pyesni,more te rjedhur, bejini denoncim ne prokurorine e leshit, se keta njesoj Jane, ai duhet me se paku te ishte denuar 20 vjet burg dhe sekuesrtrim pasurie ,por kush do ta beje ,hajduti theret kapeni kryhajdutin……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje