Milionat e fshehura në Londër?! Krimi i organizuar e pastrimi i parave, Ministria e Brendshme e Britanisë 'zbarkon' në Tiranë

2 Nëntor 2018, 14:20Kronika TEMA

Lufta kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, trafiqeve të paligjshme, krimit kibernetik dhe terrorizmit kane qene ne qender te takimit te sotem mes drejtorit te Përgjithshëm te Policisë së Shtetit Ardi Veliu, me një delegacion të Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Delegacioni kryesohej nga Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam, i cili shoqërohej nga Frances Collier Drejtor i Drejtorisë për Evropën, në Departamentin e Krimit të Organizuar, Sarah McAveety Koordinator Rajonal për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, si dhe Paul Cockram Oficeri ndërlidhës i Britanisë së Madhe në Shqipëri.

Veliu ka njohur delegacionin me rezultatet dhe operacionet e fundit të zhvilluara nga Policia e Shtetit si dhe ka vlerësuar marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive, ku ka një bashkëpunim të ndërtuar dhe të rregulluar me bazë marrëveshjesh dhe memorandumesh mes Ministrive të Brendshme.

“Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar është shumë me rëndësi për Policinë e Shtetit. Shkëmbimi në kohë i informacioneve duke hequr disa barriera burokratike, është jetik për luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik e financiar dhe terrorizmit. Kemi dhënë prova besueshmërie dhe profesionalizmi gjatë bashkëpunimit me Policinë britanike.

Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe për të sekuestruar të gjitha asetet dhe llogaritë bankare që janë përfituar nga veprimtari kriminale”, theksoi Veliu.

“Policia e Shtetit është një partner shumë i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar.  Vlerësoj krijimin e Task Forcës “Forca e Ligjit”, si një hap pozitiv dhe në rrugën e duhur. Rezultatet e arritura deri sot nga Task Forca janë domethënëse, pasi mbi 170 të arrestuar për këtë periudhë është një rezultat inkurajues për të ecur përpara. Vlerësoj rezultatet e Policisë së Shtetit në tërësi, sidomos kohët e fundit, në drejtim të goditjes së krimit të organizuar dhe krimit në p @ Policia e Shtetit”-tha ai.

Me sa duket perdorimi i bankave te Britanise se Madhe nga ana e krimit, trafikanteve dhe abuzuesve me pushtetin ne Shqiperi per te fshehur parate, pastruar miliona e paligjshme dhe financuar politiken dhe shkeljen e ligjit, ka shqetesuar dhe organet ligjzbatuese britanike. qe kane ardhur ne keto permasa ne Tirane.

8 komente në “Milionat e fshehura në Londër?! Krimi i organizuar e pastrimi i parave, Ministria e Brendshme e Britanisë ‘zbarkon’ në Tiranë”

  1. Lani says:

    Eeeeeccc aty.Po i vjen perqark hanxhari Likes.Ne Angli ka fshehur nje pjese te thesarit koklopa.

  2. Dori says:

    Mire parate, por kallepet e floririt kur do te zbulohen ne Angli?

  3. emigranti says:

    zhurme e kote sepse nuk behet gje

  4. peter says:

    E besoni ate qe eshte shkruar. Londra eshte e shqetesuar se shqiptaret po depozitojne para ne bankat e tyre.? Eshte loja e shekullit , . Ata kane ardhur te bejne kontratat e reja . . dhe te sigurojne burimet e lendes se pare (para) Kush eshte i ndershmi qe shkruan keto gjera..?

  5. luani u.s.a. says:

    Do ishte primare sikurse delegacioni i Ministrise se Brendshme te Britanise se madhe te takohet me hajdut presidentin e Shqiperise lir Meten-Floriri dhe t’i njoftoje per pasurine e shtetit shqiptar ne flori dhe valute te huaj qe vleresohet ne miliarde dollare qe vodhi z.Ilir Meta ku i ka depozituar ne Banka te Londres(Britanie Madhe).

  6. H says:

    Ato janë para të pastra të…drogës dhe prostitucionit.

  7. Ledio says:

    Leket do ti mbajme ne thote Inglezi, Francezi, Gjermani, Amerikoni , kurse individed kriminal ju edhe ne do ti ju ndihmojme me “eksperte”..:)

  8. i lumt suma
    ju keni vjedhur Boten duke bere krime gjenocide
    duke len pas Miljona te vrare pederast muti
    kapi ne je i zoti ,
    kta tanet mos te bejne pederin perball shkwerdhatave te botes
    qe skan len te keqe pa i bere SHQIPERISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje