SHIFRAT/ Clësia e shërbimit, OSHEE: Përgjysmuam ankesat, rritëm zgjidhshmërinë

3 Nëntor 2018, 09:20Ekonomia TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj klientit, çka ka sjellë një reduktim të numrit të ankesave të depozituara në adresë të kompanisë, por edhe normë zgjidhshmërie të lartë.

Duke iu referuar të dhenave të fundit, në raport me një vit më parë, si 9-mujor, në vitin 2018 vërehet një trend pozitiv i uljes së numrit, konkretisht kemi 32.8% më pak ankesa.

Sic shihet dhe nga të dhënat e tabelës (ne attach tabela), për periudhën 9-mujore të 2018 numri i ankesave të depozituara pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit apo në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Klientin (përmes protokollit), janë 31.699, ndërsa për të njëjtën periudhë, pra në 2017, u trajtuan 45.289 ankesa.

Nga të dhënat e analizuara prej Drejtorisë së Marrëdhënieve me Klientin (DMK) pranë OSHEE Sh.A, mesatarja e ankesave mujore në raport me numrin total të faturave që emetohen nga OSHEE, është në nivelin 0.25%.

Një tregues i rritjes së performancës së shërbimit ndaj klientit është dhe zgjidhshmëria maksimale e ankesave të raportuara.

Për 9-mujorin e vitit 2017, morën zgjidhje rreth 30437 nga 45.289 që ishin raportuar pranë OSHEE, ndërsa për 2018-n, kanë marrë zgjidhje rreth 32.786 ankesa, përfshi brenda saj dhe ankesat e akumuluara (shih tabelen).

Totali i ankesave në raport me numrin e faturave të gjerenuara përgjatë një viti nuk zë një peshë më shumë se 1%.

Së fundmi, OSHEE ka nisur të operojë përmes sistemit të ri të “menaxhimit të klientëve” në disa rajone të vendit, dhe pritet të kompletohet në të gjitha degët brenda muajit nëntor.
Ky sistem ka disa avantazhe, si rrit kontrollin dhe standardin e procesit të leximit dhe përshpejton në kohe dhe cilësi zgjidhjen e kërkesë/ankesës.

1 komente në “SHIFRAT/ Clësia e shërbimit, OSHEE: Përgjysmuam ankesat, rritëm zgjidhshmërinë”

  1. Gojard Cerga says:

    Personalisht Kam nje pervoje shume negative me OSHEE , sepse punojne pa kujdes dhe kur ankohesh per te verteten, eshte e pamundur te kontaktosh nje designed per tu spjeguar.
    Rrethe nje vit me pare vine dy persona nga OSHEE dhe kontrollojne sahatin qe sipas tyre kishte matur me pak kw se sa duhej ,nderkohe shenojne se nuk ka demtime te vulave dhe as te sahatit. Quditerishte, pas 6 muajsh then nje fature prej 56000 lekesh te reja qe duhet te paguaja. Theksoj se pagesa mujore e dritave perafersisht ishte e njejte ne vite, pra ishte nje faturim fare i gabuar. Beta pagesa sepse filluan kamateb?!.
    Rasti i dyte ka ndodhur para 3 javesh. Tek plaxhi ne DURRES (Iliri), Kam nje apartment qe e shfrytezojme rrethe tre have ne vit (jetoj vetem me gruan, 75 dhe 70 vjec). Prej disa vitesh fature mujore eshte vetem per lidhjen dhe shume ralle , ne vere, rrethe 1000 lekesh.
    Me Shtator fature e dritave kishte ardhur mbi 81000 lek te reja. Interested ne DURRES tek
    Kujdesi per klientin OSHEE te cilet pasi kontrolluan features ne kompjuter me thane se gabimi eshte I faturistit i cili ka haruar te gene nje pike perpara numurit te fundit qe tregonte sahati.
    Gabimi I dyte ka te bej me person qe hedhen faturistit me sistem, e cila me siguri nuk i lexon fare, sepse kur konstaton nje fature mbi 81000 lekesh per nje apartment qe rregullisht paguan vetem per lidhjen duhej te ishte alarmist !? Nderkohe banka i ka paguar keto para dhe
    qe OSHEE te mi kthej parate me kompesim mujor do te duhet rrethe 15 Vjet!!!???
    Kjo eshte histori per ne emisionin Time??

    a qe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje