Anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelit të largojë nga gjykimi i çështjes së tij, kryesuesen e KPA, Ina Rama, për shkak të një konflikti që kanë patur, kur ky i fundit ishte anëtarë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Ina Rama është zgjedhur me short si kryesuesja e çështjes që do të shqyrtojë ankimin e gjyqtarit, Artan Broci, por ky i fundit në letrën e dërguar Kolegjit të Posaçëm thekson se ekzistojnë mundësia e një “hakmarrje” ndaj tij.
Broci thekson se Ina Rama ka kërkuar nga KLD që të emërohej në vitin 2014 si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës, por kjo kërkesë i është refuzuar nga KLD me vendim.
Këtë vendim Ina Rma e ka ankimuar në rrugë gjyqësore dhe e ka fituar këtë të drejtë në vitin 2015.
Por për gjyqtarin ekzistojnë mundësia që Ina Rama të mbaj qëndrime të njëanshme, gjatë shqyrtimit të çështjes së tij.
“Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njihet gjerësisht si Gjykata e Gjyqtarëve dhe përsa kohë Subjekti i Rivlerësimit ka qenë pjesë e asaj turpe gjykuese që ka rrëzuar pretendimet e zonjës Rama, SR çmon se janë prekur interesa të drejtpërdrejte të zonjës Ina Rama në atë proces, dhe shfaq qëndrimin se kjo rrethanë konkrete përbën arsye serioze për njëanshmëri”, thekson Broci në shkresën e tij.
Më tej kërkohet që Ina Rama të largohet vullnetarisht, ose të përjashtohet nga trupa gjykuese.
“Kërkoj: Heqja dorë nga gjykimi i Gjyqtares Ina Rama ose Përjashtimin e Gjyqtares Ina Rama nga Gjykimi i Çështjes (JR) me nr.27/2018 datë regjistrim, 29.10.2018 të subjektit Artan Broci.
Duke qenë se Kolegji i Apelimit në përbërjen e tij ka 7 gjyqtarë, kërkuese argumenton dhe faktin se largimi i gjyqtares znj. Ina rama nuk pengon funksionimin normal të organit Kushtetutës në dhënien e drejtësisë”, thuhetnë shkresën e gjyqtarit Broci.
Argumentat në letër
Për zonjën Ina Rama parashtroj arsyet e mëposhtme:
Gjatë viteve 2012 e në vazhdim krahas detyrës së Anëtarit të Gjykatës së Lartë, kam ushtruar dhe detyrën e Anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 2012-2017, deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).
Gjatë kësaj periudhe zonja Ina Rama ka paraqitur kërkesë për t’u emëruar si gjyqtare e Gjykatës së Apelit Tiranë, kërkesë e cila është refuzuar me vendim të KLD nr.16.24.02.2014.
Zonja Rama e ka bërë konflikt gjyqësor vendimin e KLD, ku në përfundim me vendimin nr.2235 dt. 26.20.2015 Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur në favor të zonjës Ina Rama.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njihet gjerësisht si Gjykata e Gjyqtarëve dhe përsa kohë Subjekti i Rivlerësimit ka qenë pjesë e asaj turpe gjykuese që ka rrëzuar pretendimet e zonjës Rama, SR çmon se janë prekur interesa të drejtpërdrejte të zonjës Ina Rama në atë proces, dhe shfaq qëndrimin se kjo rrethanë konkrete përbën arsye serioze për njëanshmëri.
Kërkoj: Heqja dorë nga gjykimi i Gjyqtares Ina Rama ose Përjashtimin e Gjyqtares Ina Rama nga Gjykimi i Çështjes (JR) me nr.27/2018 datë regjistrim, 29.10.2018 të subjektit Artan Broci.
Duke qenë se Kolegji i Apelimit në përbërjen e tij ka 7 gjyqtarë, kërkuese argumenton dhe faktin se largimi i gjyqtares znj. Ina rama nuk pengon funksionimin normal të organit Kushtetutës në dhënien e drejtësisë.(panorama)
Ky turku me mjekerr e ka vandin ne Rec.
Jo mor jo, aty do te te qendroje dhe do te te gjykoje. Ashtu sic gjykuak dhe ju ceshtjen e saj.
.. THUAJ ME MIRE KERKOJ TE REALIZOJ NJE “MASKARALLEK “..!
Bota rretullohet.. Ja paraziti dhe skuthi rradhes.. Request denied..
Pershenderje. Kam shkruar edhe here te tjera dhe do vazhdoj te shkruaj ne cdo artikull gazete ku behet fjale per gjyqtare ose prokurore te korruptuar, derisa ata persona te japin llogari per poshtersite qe kane bere. Une A.S. jetoj prej 10 vjetesh ne USA, gezoj nenshtetesine Amerikane dhe drejtor nje kompani te sukseshme ne fushen e shitblerjes se automjeteve. Kam nje pervoje personale teper korruptive, ku persona me precedente te rende kriminal te cilet ne mes te dites me diell kryejne veprat penale si pastrim parash, gjobevenie, kallezim te reme, kercenim te jetes etj. Ky grup kriminal ne bashkepunim me njerez te cilet shfrytezojne postin qe kane dhe besimin qe ju ka dhene shteti per te ushtruar detyren e prokurorit apo te gjykatesit, vulosin neper skuta tymnajash denime ne kembim te pagesave duke manipuluar te verteten dhe shfrytezuar uniformen e shtetit. Konkretisht. Opgj Shpetim Karakushi. Prokuror Juluan Zonja. Gjyqtar Albert Mece dhe te tjere, jane persona te lidhur me boten e krimit… dhe ne kembim te parave e bejne te bardhen te zeze, bejne presion me burg nese nuk paguaj, arijne deri aty sa ne zyren e prokurorit thuhet shprehimisht:- nese nuk i paguan atyre te forteve 100.000$ ata kane te drejte te te vrasin. Keta punonjes te drejtesise marin vendime ne kundershtim me ligjet e shtetit dhe arrijne der atje sa te kercenojne me jete. I lutem redaksise ta kaloje kete email ne organet e hetimit, dhe jam i gatshem ti vertetoj te gjitha keto me prova, me dokumenta, me ze dhe me figure. A.S Chicago.
Ino Rama eshte shembulli me i mire i drejtesise Shqipetare…..
Shume kurajo ka ky Brozi. Perderi sa ai e ka gjykuar Inen, pse nuk mu d te ndodhe e kunderta, ne se argumentat qe ai perdori dikur jane juridike. Faktikisht ai pranon se dikush tjeter e ka konsideruar te gabuar gjikimin e tij. Por Ina Rama or qyp nuk eshte e katigorise tende.
Thank you. E vleresoj ndihmen tuaj.