Paqe në "Selman Stermasi", Tirana dhe Kukësi ndajnë nga një pikë

6 Nëntor 2018, 19:52Sport TEMA

Është mbyllur në barazim ndeshja hapëse e javës së 12-të e Kategorisë Superiores mes Tiranës dhe Kukësit.

Takimi zhvilluar në stadiumin “Selman Stermasi” u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 me të dyja ekipet që marrin vetëm nga një pikë duke mos gjetur ende shijen e suksesit.

Verilindorët ishin më pranë fitores në rast se sulmuesi Rexhinaldo do të tregohej i saktë në gjuajtjen e 11-metërshit.

Sulmuesi i Kukësit në goditjen e tij u ndal nga porteri Ilion Lika i cili rregulloi gabimin pas shkaktimit të penalltisë.

Ndërkohë, Tirana vijon kriza e rezultateve pasi kjo është ndeshja e pestë që nuk kanë arritur dot të marrin tre pikët.

Një ecuri negative për bardheblutë e drejtuar nga trajneri Ardian Mema i cili ende nuk e ka shijuar fitoren e parë në stolin e Tiranës të cilët ndodhen në pozita jo të mira në renditje.

Pas këtij barazimi Kukësi renditet në vendin e tretë me 20-pikë, ndërsa Tirana pozicionohet në vendin e shtatë me 10-pikë.

Nesër luhen dhe katër ndeshjet e rradhës që do të mbyllin javën e 12-të. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje