Talenti shqiptar: Ka vetëm një Kombëtare, ja çfarë më kanë thënë të rinjtë shqiptarë në Zvicër

6 Nëntor 2018, 11:24Sport TEMA

Me 2 golat e shënuar ndaj Estonisë në takimin e fundit të Shpresave për eliminatoret e Europianit 2019, Taulant Seferi e mbylli epokën e tij me Shqipërinë U21 dhe tashmë është në pritje të ftesës së Kombëtares A. Në 6 takimet e fundit me Vinterthurin, sulmuesi nga Kumanova ka arritur të shënojë 5 gola dhe të japë disa asiste.

Në një intervistë për “VipSport.al”, ai u shpreh se ëndrra e tij është që një ditë të luajë me ekipin e parë Kombëtar, ndërkohë që tregon se ka folur edhe me të rinjtë shqiptarë që luajnë në kampionatet zvicerane.

Pas golave te shënuar me Vinterthurin, a mendon se ka ardhur koha jote për Kombëtaren?

Nëse vazhdoj kështu të shënoj të bëj ndeshje të mira, besoj se edhe ftesa nuk do të mungojë. Kjo është një arsye që më shtyn të punoj më shumë, të arrij Kombëtaren.

A do të zhgënjeheshe nëse mungon ftesa edhe këtë radhë?

Nuk e konsideroj zhgënjim por them se do të vazhdoja të punoja çdo ditë e më shumë për të arritur qëllimin dhe për të realizuar ëndrrën.

A keni pasur kontakte nga Maqedonia ose Kosova për të luajtur me to?

Jo, kontakte nuk kam pasur nga asnjëra, por gjithsesi nuk më interesojnë aspak përfaqësueset e tjera. Ne shqiptarët kemi një kombëtare dhe ajo është Shqipëria.

Shumë të rinj shqiptare luajnë ne ekipe zvicerane. A i keni këshilluar për të zgjedhur Shqipërinë?

Po, është e vërtetë që ka shumë shqiptarë të rinj ne Zvicër. Kam pasur edhe kontakte me lojtarët e rinj dhe gjithmonë më kanë dhënë përshtypjen se kanë interes për Kombëtaren shqiptare. Secili ka qejf të luajë me fanellën e mëmëdheut.

A e ndjeni detyrim që të jeni së bashku me Xhakën e të tjerët si ambasadorë për promovimin e Shqipërisë te të rinjtë në Zvicër?

Detyrim, nuk do të kisha thënë detyrim, por pse mos të jem edhe unë një pasqyrë e mirë për promovimin e Shqipërisë dhe jo vetëm në Zvicër por edhe në shtetet e tjera.

1 komente në “Talenti shqiptar: Ka vetëm një Kombëtare, ja çfarë më kanë thënë të rinjtë shqiptarë në Zvicër”

  1. Lexusi kuq e zi says:

    Rrespekt djalosh te uroj nje karrier te ndritur ne te ardhem ne futboll , si me klubet edhe me perfaqsusen shqiptare , je i mirpritur , kemi nevoj per lojtar qe e duan me zemer kombin dhe fanellen e perfaqsueses shqiptare.te uroj te aktivizohesh sa me shpejt te jet e mundur.rrespekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje