Arsene Wenger pranë marrveshjes me Milanin

5 Nëntor 2018, 20:30Sport TEMA

Pa një klub që nga fundi i sezonit të kaluar, Arsene Wenger po kërkon punë. Dhe kjo mund ta çojë atë tek Milani.

Në një intervistë të kohëve të fundit me Sky Sports , Arsene Wenger nuk e fshehu këtë dëshirë.

Ish trajneri i Arsenalit, pa një klub që nga largimi i tij nga Gunners majin e kaluar, la të hapur mundësinë për të marrë drejtimin e një tjetër skuadre.

“Do të jem diku në fillim të vitit të ardhshëm, por nuk e di se ku”, tha francezi 69-vjeçar.

“U çlodha mirë. Kam parë shumë futboll. Më mungon”, shtoi Wenger.

Emri i tij ka qarkulluar edhe në klube të tjera që kanë pasur një ecuri negative në këtë fillim sezoni si Bayern Munich, Real Madrid, Fenerbahçe dhe madje edhe në krye të ekipit kinez që Marcello Lippi do të largohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Por njeriu me që ka fituar tre tituj të Premier Ligës dhe shtatë kupa të Anglisë ka negociuar për disa javë me Milanin, shkruan “France Football”.

Këto negociata janë pranë një suksesi dhe gati për një fillim të shpejtë.

Situata tek klubi i Milanit nuk është dramatike, por larg pritshmërive të aksionerit të saj të ri, fondit të investimeve amerikane Elliot Management Corporation.

Arsene Wenger do të zëvendësonte Gennaro Gattuso në krye të Rossonerëve.

Ai gjithashtu do të kishte një rol më të madh në detyrat e tij me drejtorin sportiv, Leonardo. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje