Skandal me Laçi-Skënderbeu, shpërthen Idrizi: FSHF po prish garën, favorizohen hapur rivalët…

5 Nëntor 2018, 15:10Sport TEMA

Shtyrja e ndeshjes mes Laçit dhe Skënderbeut ka rënë si “bombë” në kampin vlonjat, pasi në axhendën e punës së tyre, ata llogarisin që të përballen me të gjithë kundërshtarët në kushte të barabarta.

Administratori Sinan Idrizi ka reaguar ashpër për shtyrjen e ndeshjes Laçi-Skënderbeu, pasi kuqezinjtë janë të prekur direkt nga kjo manovër.

Në fund të kësaj jave, vlonjatët udhëtojnë drejt Korçës, por për administratorin e kuqezinjve ky është hapur favorizim dhe prishje gare.

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, Idrizi tha se nëse kjo është e vërtetë, atëherë të shtyhen të gjitha ndeshjet dhe të mos luhet të mërkurën.

Idrizi jep edhe një zgjidhje tjetër, duke ofruar stadiumin “Flamurtari” për zhvillimin e ndeshjes Laçi-Skënderbeu, ndërsa ndeshja mes Flamurtarit dhe Luftëtarit të shtyhet.

Idrizi me këtë rast me ironinë e tij dhe këtë shtyrje e quan si vepër djallëzore, pasi ka ndodhur pikërisht të dielën, ditë të cilën njerëzit shkojnë në kishë.

“Unë nuk e besoj një gjë të tillë se është e pamundur. Nëse është e vërtetë, atëherë të shtyhen të gjitha ndeshjet. Të mos luhet të mërkurën asnjë ndeshje, pasi nuk ka sens fare. Nuk mund të luhet të mërkurën, nëse nuk luajnë Laçi dhe Skënderbeu, pasi prishet gara dhe është haptazi favorizim. Kjo nuk ka logjikë…

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje