U deshën 100 minuta lojë që Milan të marrë tri pikë të rëndësishme në “Bentegodi” me fitoren 0-1 të regjistruar ndaj skuadrës vendase të Udinese-s.
Romagnoli shënon në kohën shtesë, pikërisht në minutën e 96, ndërsa VAR dhe ndihmën e tij që festa të shpërthejë në stolin e Milan-it.
Milan në minutat e para të takimit nuk ishte në lartësinë e duhur, madje rrezikon të pësojë nga bardhezinjtë në “Bentegodi”.
Mbi të gjitha, dalja e Higuain nga fusha pas dëmtimit iu dha më tepër hapësira lojtarëve vendas që të mbizotërojnë në fushë, por që goli mungoi.
Në fraksionin e dytë të lojës kuqezinjtë e drejtuar nga Genaro Gattuso pretendojnë për penallti, por që nuk iu jepet nga gjyqtari kryesor. Ritmi i lojës rritet e po ashtu dhe rastet për të shënuar, megjithatë, as Suso e as Cutrone nuk arrijnë që të dërgojnë topin atje ku duhet.
Në minutat e fundit ndeshje nxehet, por që kjo nuk mjafton që takimi të përfundojë me rrjeta të paprekura në Udine. Milan nuk dorëzohet, kërkon deri në fund, sidomos pas daljes me karton të kuq të Nuytinck.
Kuqezinjtë marrin zemër në fund dhe ai që shpëton sërish Milan-in është Alessio Romagnoli! Kapiteni shndërron në gol një sulm ideal të skuadrës së tij, por fillimisht ngrihet lart flamuri i anësorit i cili sinjalizoi për pozicion jashtë loje. Megjithatë, VAR i dha të drejtë skuadrës së Gattuso-s. Milan merr tri pikë me vlera dhe vijon garën për një vend në Champions League nëpërmjet renditjes së kampionatit.