Juventusi likujdon në shtëpi Cagliarin

3 Nëntor 2018, 22:30Sport TEMA

Juventusi nuk di të ndalet, si në kampionat, ashtu edhe në Europë.

Gjatë mbrëmjes së sotme, ka mundur me rezultatin 3-1 Kaljarin në kuadër të javës së 11 të Serisë A italiane.

Për golin e parë, nuk i është dashur shumë kohë Juventusit duke qenë se që në sekondën e 44, ka shënuar një gol fantastik Paulo Dibala.

Ky gol i shpejtë, dha idenë e një goleade, por bardhezinjtë kanë pësuar gol në minutën e 36 me anë të Zhoao Pedros. Vetëm 2 minuta më vonë, kanë qenë sërsih futbollsitët e Kaljarit ata që kanë shënuar, por këtë radhë në portën e tyre dhe këtë e ka bërë Bradariç që ka devijuar gabimisht topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Kristiano Ronaldo ka marrë një kundërsulm të shpejtë dhe ka nxjerrë të vetëm para portës Kuadradon i cili nuk e ka pasur të vështirë të shënojë edhe golin e tretë, duke i dhënë një sinjal të qartë Mançester Junajtidit se çfarë e pret në Ligën e Kampionëve.

Me këtë fitore, Juventusi thellon diferencën në vendin e parë me 6 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje