Solari debuton me fitore në stolin e Real Madrid

3 Nëntor 2018, 18:24Sport TEMA

Trajneri i ri i Real Madridit, Solari, e ka nisur mirë aventurën e tij në krye të “Los Blancos”, pasi ka marrë dy fitore në dy ndeshjet e tij të para.

Por loja e madrilenëve nuk ka bindur dhe tifozët nuk janë aspak të kënaqur. Madje, në 10 minutat e para në sfidën kundër Valadolid nuk kanë bërë tifozeri për Realin, në shenjë proteste.

Edhe pse në “Bernabeu” dhe kundër një skuadre modeste, të besuarit e Solarit vuajtën dhe në fushë shfaqeshin ende probleme të lëna që nga koha e Lopeteguit.

U desh një autogol në minutën e 83′ dhe një penallti e shndërruar në gol nga Serxhio Ramos në të 88′ që Reali të merrte tri pikët.

Duket se “Los Blancos” kanë nevojë urgjente për të ndryshuar dhe janari po duket shumë larg për presidentin Perez. Shto këtu dhe problemin e trajnerit, gjithçka duket në rrugën e gabuar për klubin e bardhë mbretëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje