Interi nuk di të ndalet, mposht Xhenoan dhe merr vendin e dytë

3 Nëntor 2018, 17:12Sport TEMA

Interi vazhdon ecurinë pozitive në kampionatin italian dhe në ndeshjen e kësaj jave kundër Xhenoas, i ka mundur me mjaft lehtësi me rezultain 5-0.

Zikaltrit nuk u vunë për asnjë moment ndeshjen në dyshim dhe morën tri pikë mëse të merituara.

Kaliardini shënoi dy gola, nga një për çdo pjesë. Fillimisht, mesfushori shënoi në minutën e 14′, duke i hapur udhë suksesit të Interit.

Golin e dytë për zikaltrit e shënoi Politano, vetëm dy minuta më vonë.

Ndërsa golin e dytë personal, Kaliardini e shënoi në minutën e 49′, duke çuar rezultatin në 3-0. Golin e katërt të sfidës e shënoi portugezi Zhao Mario, që bëri një ndeshje të shkëlqyer.

Ndërsa golin i cili vendosi rezultatin final të takimit, e shënoi belgu Naingolan./

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje