"Bombë" nga Argjentina, Messi akuzohet për pastrim parash!

3 Nëntor 2018, 12:20Sport TEMA

Nuk ka paqe për yjet e futbollit botëror. Pas Cristiano Ronaldos i cili akuzohet për përdhunim dhe është në një cështje gjyqësore, listës së futbollistëve të mëdhenj që akuzohen për veprime të paligjshme u është shtuar edhe Lionel Messi.

Në mënyrë surprizë në një moment që askush se priste, 5-herë fituesi i Topit të Artë ka përfunduar në qëndër të ciklonit pasi akuzohet nga prokuroria për një vepër shumë të rëndë.

Prokurori Pablo Turano e akuzon Messin për pastrim parash nëpërmjet fondacionit të tij që mban emrin e yllit argjentinas.

Në qëndër të akuzave ka përfunduar edhe babai i Messit Jorge Horacio, i cili po hetohet për dhurimet e parave që janë bërë në vetë fondacionin Messi nga shoqata të tjera bamirësie.

Që prokuria të hapte këtë hetim ka menduar vetë një bashkëpunues me fondacionin Messi i cili ka folur për manovra të çuditshme të parave të përfituara të cilat nuk janë përdorur më pas në projekte sociale siç thuhet në statutin e fondacionit.

Këto akuza janë hedhur menjëherë poshtë nga përfaqësuesi ligjor i Lionel Messit i cili ka deklaruar se denoncimi i bërë kundrejt sulmuesit të Barcelonës është i pabazë dhe nuk ka asnjë fakt që cënon emrin e 31-vjeçarit.

1 komente në ““Bombë” nga Argjentina, Messi akuzohet për pastrim parash!”

  1. sportedashesi says:

    Kete e bene mafja ne fifa e cila synon qe kete vit per te cilin lame pas i vetmi qe e meriton “topin e arte” eshte piketisht supertalenti boteror Lionel Mesi e qe fifa kerkon tia dhuroje Kristiano Ronldos meqenes ka kaluar tek Juventusi per tu ringritur futbolli tashme i vdekur italian! Topi i arte tashme duket te emertohet topi “MESI” nje emer ky qe simbolizon te gjitha koherat kur eshte luajtur futboll!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje