Ish presidenti i Realit, Calderon: Ja arsyeja pse Conte nuk ka shkuar në Madrid

2 Nëntor 2018, 17:10Sport TEMA

Ish presidenti i skuadrës së Real Madrdit, Roman Calderon, ka treguar arsyet pse Antonio Conte nuk pranoi të merrtë drejtimin e madrilenëve.

Në një intervistë për BBC, Calderon shprehet se kushtet e vendosura nga trajneri italian ishin arsyet pse Florentino Perez nuk e emëroi në krye të skuadrës së tij.

Ai kërkoi një kontratë tre-vjeçare, ku të ketë stafin e tij me pesë persona dhe mbi të gjitha të i lirë në transferimet e merkatos së verës. Diçka që Florentino Perez nuk do të pranojë. ”

Por sipas Calderon rikthimi i Jose Mourinhos në “Santiago Bernabeo” nuk duhet që të përjashtohet.

“Ai është  trajneri i vetëm që Perez ka respektuar apo mbështetur edhe kur ishte në gabim. Ai është trajner i cili gjithmonë fajëson të tjerët për dështimet e tij. Nëse ai do të ishte i lirë, të jeni të sigurt se Reali do ta kishte marrë tashmë atë. Conte ishte një nga teknikët që Perez dëshironte, por ai e di se çfarë po ndodh në Madrid dhe është ngurrues”, deklaroi Calderon. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje