Flamurtari ka trimufar në sfidën kryesore të javës së 11-të të Kategorisë Superiore duke mposhtur një rival direkt si Kukësi.
Takimi i zhvilluar në stadiumin e Kamzës ku ekip pritës ishin verilindorët – kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja fituan me rezultatin e ngushtë 1-2.
Një tre pikësh i artë për Flamurtarin që i afrohet ndjeshëm vendeve të para, ndërsa Kukësi merr një tjetër disfatë të hidhur përballë ekipeve direkt duke mos arritur dot që të marrë qoftë edhe një pikë përballë tifozerisë së saj e cila ishte në në numër të kosinderueshëm në shkallët e stadiumit.
Të dy golat e takimit Flamurtari i shënoi që në pjesën e parë me anë të mbrojtësit Franc Veliu dhe brazilianit Danilo Alvesh, ndërsa Kukësi shkurtoi difrencat në pjesën e dytë me Spehar, por që nuk mjaftoi për të dal me pikë nga kjo përballe.
Me këtë fitore Flamurtari ngjitet në vendin e katërt me 18-pikë, një më pak se Kukësi që renditet në vendin e tretë.
Ndërkohë, shumë emocione dhuroi dhe takimi i luajtur në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut mes Teutës dhe Tiranës.
Të besuarit e Bledi Shkëmbit morën një fitore të madhe përballë bardhebluve duke përmbysur rezultatin.
Dy golat e qëndërmbrojtësit Ditmar Bicajt i dhanë tre pikët skuadrës bregdetare të cilët i shkaktuar një tjetër goditje të rëndë Tiranës e cila dhe pse kaloi e para në avantazh fal një autgoli të Shkallës nuk arriti dot që të ruante epërsinë.
Kjo është ndeshja e katërt rradhazi për 24-herë kampionët e vendit që nuk gjejnë fitoren duke rënduar pozitat në klasifikim.
Teuta renditet në vendin e pestë me 18-pikë kurse Tirana në vendin e shtatë me 9-pikë. (TemA)