Turpëroi Gjermaninë në Botëror, por Koreja përjashton lojtarin si mashtrues

1 Nëntor 2018, 21:15Sport TEMA

Jang Hyun-So, mbrojtësi i cili përfaqësoi Korenë e Jugut në Rusi 2018, është përjashtuar përjetësisht nga kombëtarja dhe është gjobitur me rreth 26 mijë dollarë, pasi ka falsifikuar dokumentet për të shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Hyun-So ishte si Son i Totenhem, që fitoi të drejtën të shmangte shërbimin e detyrueshëm ushtarak duke fituar medaljen e artë në Lojërat Aziatike dhe duhej të plotësonte ditët e caktuara me një ulje të ndjeshme nga 21 muajt që parashikon ligji.

Jang Hyun-So e kishte fituar të drejtën e shkurtimit të shërbimit në 60 ditë dhe 544 orë shërbim në komunitet me tematike sportive falë suksesit në vitin 2014 kur fitoi edhe ai Lojërat Aziatike me përfaqësuesen.

Por kur është shqyrtuar dokumentacioni i paraqitur nga ai për rreth 200 orë punë në komunitet, është zbuluar se ka pasur shumë borë në ditët që ai pretendon se ka kryer këtë shërbim me nxënës, ndaj ka qenë e pamundur që të zhvilloheshin orët e fizkulturës në natyre, siç deklaronte mbrojtësi i cili luan me FC Tokion në Japoni.

Lojtari kërkoi falje për gjestin e tij, por vendimi do të jetë i pakthyeshëm pasi Federata bëri të ditur se një ngjarje e tillë dëmtonte rëndë imazhin që kishte krijuar ekipi kombëtar, sidomos në vitin e fundit ku dhuroi paraqitje të mirë edhe në Rusi 2018 ku bëri bujë me eliminimin e Gjermanisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje