Tani që marrëdhëniet me Juventusin janë të shkëputura, çdo moment mund të jetë po aq i mirë për të formalizuar fillimin e një partneritetit të ri. Me gjithë gjasat, do të jetë e nevojshme të prisni pak më shumë, ndoshta deri në fund të vitit.
Me fillimin e vitit 2019 çdo gjë mund të ndodhë, për shkak se pushimi që Beppe Marotta ka vendosur të marrë pas ndarjes nga Andrea Agnelli nuk është në përputhje me zakonet e një menaxheri i cili gjen paqe dhe kënaqësi vetëm në punë.
Duke pritur që ai të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur, tani ka një sfidë krejt të re dhe po aq emocionuese, krahasuar me atë që pranoi dhe fitoi në të kaluarën e fundit me “Zonjën e Vjetër”: marrja e drejtimit të Interit dhe të udhëheqë klubin e me pronarin e ri Steven Zhang ku do të synohet komandimi në Itali dhe në Evropë.
Ambiciet e presidentit të ri zikaltër dhe fuqia e Suning ka bërë që me Marottën të nënshkruajnë një marrëveshje tre-vjeçare, me një pagë të lartë dhe me një mision që nuk është i thjeshtë, por shumë i qartë, të ngjiten mbi Juventusin dhe të ndalojnë dominimin e Bianconerëve.
Pas Marottës, ekziston një president i ri, i bindur, ambicioz dhe i etur për të ecur në rrugën e sukseseve. (TemA)