Juventusi interesohet për të rikthyer dyshen Ronaldo-Rodriguez

1 Nëntor 2018, 12:27Sport TEMA

Juventus është duke bërë gati një ofertë shokuese për të marrë James Rodriguez nga Bayern Munich në janar.

Gjiaganti italian është duke parë një mundësi të shkëlqyer në merkaton e dimrit për të përforcuar skuadrën në mënyrë që të dominojë në Serie A.

Dhe tani sqarohet se ata janë duke parë për organizatorin Rodriguez, i cili do të ribashkohej me ish-shokun e skuadrës te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.

E përditshmja gjermane SportBild ka sqaruar se ylli kolumbian Rodriguez është duke parë për largimin nga Bayern-i që në janar.

27-vjeçari në sezonin e tij të dytë në Bundesliga 1, i dhënë në huazim nga Real Madrid, tregon se nuk është aq i lumtur sa një vit më parë.

Dhe agjenti i tij Jorge Mendes është duke parë për një mënyrë efikase për ta larguar spanjollin nga “Allianz Arena” në mes të sezonit.

Nënkuptohet që Mendes e ka ofruar më parë lojtarin te Juve, por me sa duket ka qenë pa sukses.

Por, Ronaldo duket se është çelësi i lëvizjes dhe Mendes ideon një lëvizje të bujshme në janar.

Megjithattë, Bayern nuk është i interesuar që të largojë organizatorin në janar.

Nga ana tjetër Juventus ka një numër të konsiderueshëm sulmuesish në ekip, kështu që i duhet të mendohet. Sa i përket Real-it, kërkon minimalisht 50 milion paund që ta lërë të lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje