Nga zero në hero, Romanjoli dërgonin Milanin në zonën Champions

31 Tetor 2018, 22:47Sport TEMA

Alessandro Romagnoli u shndërruar në heroin e Milanin në ndeshjen e parapambetur të Serie A kundër Genoas, pasi një gol i tij në kohën shtesë i dha fitoren kuqezinjve, që i lejoi të ngjiten në vend të katërt në renditje , edhe pse me pikë të barabarta me Lazion.

Mbrëmja u mbyll më së miri për kapitenin e ri të Milanit, i cili më parë kishte shënuar një autogol që po i jepte miqve një pikë të rëndësishme në Milano.

Skuadra e Gattusos kaloi shumë shpejt në epërsi me anë të Susos, i cili në minutën e katërt dribloi disa kundërshtarë para se të lëshonte një goditje të pakapshme për Radu. Higuain pati një tjetër mundësi të mirë për vendasit por portieri i Genoas i mohoi golin.

12 mintua pas fillimit të pjesës së dytë Romagnoli futi Genoan në lojë duke devijuar një gjuajtje të Kouame në portën e tij, por në fund e shleu gabimin me një parabolë të shkëlqyer nga jashtë zone që zuri ne befasi portierin kundërshtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje