Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk do të dënohet nga Federata Angleze e Futbollit, pasi klubi ka kundërshtuar me sukses një akuzë ndaj tij të ngritur pas ofendimeve në gjuhën portugeze gjatë një fitoreje ndaj NeWcastle.
FA u bazua tek fjalët e nxjerra nga Mourinho që u interpretuan si ofenduese pas fitores 3-2 më 6 tetor.
Por sipas “BBC Sport” Man.United ka bërë një mbrojtje të fortë në apelin e saj duke shpëtuar nga dënimi teknikun e tyre.
Një deklaratën e saj Federata Angleze shkruan:
“Një akuzë kundër Jose Mourinhos për dyshimin e përdorimit të gjuhës që ishte abuzive, fyese – ose dhe e papërshtatshme nuk është provuar pas një seance të pavarur të komisionit rregullator”, thuhet në deklaratën e FA. (TemA)