Dënimi nga FSHF, Partizani: Një maskaradë, nuk pranojmë dënim për racizëm në një stadium të liçesuar verbërisht nga ky institucion

31 Tetor 2018, 23:52Sport TEMA

Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare u mblodh kete te merkure me emergjence sa here ka mundesi per te denuar klubin e Partizanit- ku e denoi me dy ndeshje pa tifoze per shkak te nje parrulle te vendosur ne ndeshjen  me Skenderbeun.

Klubi dhe tifozeria zyrtare e te kuqve u distancuan te paret nga ky akt i dy-tre tifozave,  por disiplina tregoi qarte edhe njehere se me shume se sa te marre vendime te drejta, synon vetem qe te denoje qellimisht klube te caktuara qe jane ne “rrethin e kuq” te FSHF-se.

Permes nje deklarate per shtyp klubi i Partizanit ka reaguar pas ketij denimi.

15 here kampionet vendit bejne te ditur se ky vendim eshte nje maskarde e shemtuar, nderkohe shton se do te gjejne pergjegjesit e atij akti te shemtuar qe nuk perfaqeson klubin e tyre.

Partizani ben te ditur se nuk e pranojne me denim kolektiv nderkohe qe ne stadium nuk ka kamera sigurie dhe eshte i liçensuar nga FSHF.

Postimi i plote i Partizanit.

F.K. Partizani, pasi është njohur me vendimin e Komisionit të Disiplines pranë FSHF-së, i cili e ka dënuar klubin tonë me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë kërkon të informojë mbarë opinionin publik shqiptar dhe më gjerë…, se kjo është një maskaradë me shumë ngjyrime të shëmtuara.

Klubi i Partizanit, jo vetem që reagoi menjëherë në stadium për të larguar një paçavurre shkruar keq nga disa rrugaçë që nuk kane lidhje me tifozerinë tonë, por ishte i pari që u distancua publikisht nga kjo rreckë, e cila çuditërisht u bë shumë e famshme ditët qe pasuan, dhe kjo jo vetem ne opinionin sportiv.

Klubi i Partizanit nuk ka bërë rolin e sehirxhiut, por shumë shpejt do të zbulojë dhe identifikojë autoret e vërtetë të këtij akti që nuk ka lidhje me sjelljen tonë, si për rivalët sportivë, ashtu edhe per fqinjët tanë politike dhe gjeografike.

Ky eshte klubi që ka bërë bashkë çdo lojtar, pa bërë dallim prejardhjen dhe origjinën e tyre që prej minoritarëve grekë, që kane shkruar historinë e lavdishme të këtij klubi, e deri tek sezonet e fundit, ku shqiptarët e Kosoves, apo Maqedonisë e ndanin dhomën me lojtarët që vinin nga Serbia. E pra, klubi Partizani nuk mund te dënohet kurrë për racizem…

Zotërinj të nderuar të komisionit të disiplinës, që jeni mbledhur me urgjencë për të dhënë kartonin e kuq e paralajmeruar, po bëni një gabim të madh që shpallni fajtor klubin Partizani për të ushqyer një politikë të mbrapshtë dhe dashakeqe që nuk ka asnjë lidhje me sportin dhe misionin e tij, për të bashkuar dhe kurrë per të ndarë.

Po ndërmerrni një dënim kolektiv për një veper të disa personave që më së paku nuk kanë lidhje me klubin dhe tifozerinë tonë, per te mos aluduar per skenarë të tjerë dashakeq…

Pranojme absolutisht çdo penalizim dhe dënim që vjen konform rregullores së kësaj loje dhe kodit të disiplinës sportive, për objekte të hedhura dhe të pahedhura, por kurrë nuk pranojmë të dënohemi kolektivisht për racizëm ndërkohë që po luajmë në një stadium pa kamera sigurie, por të liçencuar verbërisht nga institucioni që merret me mbarëvajtjen e kësaj loje.

Ky nuk duhet të ishte një vendim për të kaluar radhën nga Komisioni i (pa)varur që i paska “alergji” tifozët në stadiumet shqiptare duke penalizuar “zellshëm” kolektivisht një klub dhe një tifozeri të tërë.

Përkundrazi, duhet te ishte një moment reflektimi që ngjarje të ketij lloji, vepra individësh të papergjegjshëm të marrin dënimin e merituar, madje jo vetëm sportiv, por edhe penal.

E theksojmë se nuk mund të pranojmë të marrim përgjegjësi për veprimin e një apo dy individëve të papërgjegjshëm që kurrsesi nuk përfaqësojnë Partizanin…

Si mundet të ngarkohemi me përgjegjësi e për më tepër të dënohet një tifozeri e tërë kur kriteret e sigurisë në këte impjant sportiv as nuk plotësohen e as nuk kontrollohen.

Si mundet të ngarkohemi me përgjegjësi për mungesë organizimi në një stadium të liçensuar pa kontroll nga FSHF-ja, ku fort mirë dihet se nuk ka sistem kamerash sipas standarteve për identifikimin dhe skedimin e personave që s’kanë lidhje me tifozerinë dhe vijnë në stadium vetëm për të shkaktuar probleme?!

Duke e përgezuar FSHF-në, për mbajtjen e një linje me klubin tonë rreth distancimit ndaj incidentit të banerit, ju bëjmë me dije se ky institucion është po aq përgjegjës, deri sa lejon dhe liçenson stadiume të tilla të cilat mesa duket do mbeten bosh….

(TemA)

4 komente në “Dënimi nga FSHF, Partizani: Një maskaradë, nuk pranojmë dënim për racizëm në një stadium të liçesuar verbërisht nga ky institucion”

  1. Çajup Erjon Brace says:

    Tani duket qe Partizani po e tepron shume me FSHF se po te ishte keshtu sic kerkojne ultrasit e kuq si morrat ne stadium kurre nuk do te futeshin jo çamet e Demit dhe Erdoganit, por as minjte e Lozhanit?!

  2. Beni says:

    ” Duka i krimit” vazhdon ta shkaterroje futbollin shqiptar.

  3. Bureto says:

    Do të ishte mirë që vetë tifozeria e klubit në shkallët e tribunës ku ishte çfaqur banderola raciste t’i kishin nxjerrë vetë jashtë ata që e kishin atë dhe t’ia kishin dorëzuar policisë. Ndërkohë të dilnin me një deklaratë që e dënonin aktin. Mund ta kenë bërë, nuk e di, por do të më pëlqente të ndodhte kështu. Kështu dihet të ndodhë gjithmonë në stadiumet tona dhe jo vetëm në këtë rast. Që të mbushen stadiumet nuk duhet vetëm cilësi nga skuadrat në fushë, por edhe qytetari e përgjegjshmëri nga ana e tifozëve. Ndryshe në to do të shohin vetëm veten e tyre, siç edhe po ndodh prej vitesh në kampionatin tonë.

  4. undefined says:

    Lerini tifozet te qete nuk kane bere gje per tu denuar …..legeni i Bularatit ishte terrorristt se i njejte si ato te ISIS cfare eshte ky shhkerdhatllik i disa plerave qe na bejn humanin me nje zagare terrorrist qe u fut ne Shqiperi per te kryer akte terrorriste mjaft na u bete me “katolik se PAPA” duke u bere b…lepirsa te te huajve dhe me keq te jevgjiteve greke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje