Luis Suarez: Jam 31-vjeç, Barça duhet të blejë një numër 9

1 Nëntor 2018, 12:04Sport TEMA

Barcelona ka nevojë për një numër 9.

Asgjë e pazakontë në këtë pohim, sigurisht nëse nuk do ta kishte deklaruar qendërsulmuesi aktual i “blaugranave”, Luis Suarez.

I intervistuar nga mediat e e vendlindjes, Uruguai, sulmuesi i lindur në vitin 1987 foli për nevojën e klubit katalan për të menduar për atë që do të jetë “bomberi” i ardhshëm i skuadrës.

“Jam 31 vjeç, Barcelona duhet të mendojë për të ardhmen.

Besoj se është normale që duhet të blejë një sulmues të ri, një numër 9 të ri.

Në moshën time, nuk mendoj për atë që thonë të tjerët. Jam kritik i vetes.

Kur më thanë se isha i shëndoshë, e dija që ishte normale. Kthehesha nga Botërori dhe nuk isha stërvitur maksimalisht.”

Suarez ishte heroi i Barcelonës në “El Clasico”, pasi shënoi tri herë në portën e rivalëve të përjetshëm, duke merituar të merrte topin në shtëpi:

“Në ndeshjen e fundit kam shënuar tre gola ndaj Realit, u ndjeva shumë mirë, sepse po fitonte skuadra. Isha i qetë dhe i lumtur.

Shënoj ose jo, ky nuk është problem, mjafton të fitojë ekipi. Duhet të dish të bashkëjetosh me kritikat, por edhe kur të vlerësojnë nuk duhet të të rritet mendja dhe të mendosh se je më i miri në botë.”(SS)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje